Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:52 Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave Nëndrejtori i policisë Fier, Alket Ahmetaj ka zbuluar detaje të reja lidhur me vrasjen e Selami Hasani dhe plagosjen e nipit të tij në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Më ka dërguar Rama! Gjeniu Cakaj do takojë kryetarë shtetesh! Lum ata. Sa do gëzohet Merkel e Macron, kur…”

Forum E hënë, 20 Shtator 2021 16:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga AGRON GJEKMARKAJ – 

Edi Rama sot për sot është prodhuesi më i madh i lumturisë! Por ai në të njëjten përmasë ka në dorë yzengjitë e trishtimit! Sa i gufuar e farfullitur gazmendi e shendi ishte sot një farë Gent Cakaj, djalosh i ri, pothuaj në moshe të dashurisë, siç rënkon ndezullie serenata korçare, i cili si në perralla behej defakto ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Kur papritmas u shfaq emri i tij ballinave mediatike, askush nuk e njihte. Tani pas një muaji e kusur përfoljeje e insistimi, ndalese nga Presidenti e promovimi nga Kryeministri, që e thirri gjeni, prapë askush nuk e njeh. Gërmuan njerëzia thellë në kujtese e lart në imagjinatë, por asgjë nuk gjetën. Vetëm fjalën e Ramës, që jep certifikata gjenialiteti kane si peng sigurie.

Ta gjesh gjeniun, ta njohësh deri në skutat e epërme të leximit, ta përkufizosh atë e mbi te gjitha, t’ja vësh në shërbim shoqërisë, është si dukuri njëfarësoj gjenialitet për llogari të vet. Me qeverine e re Edi Rama e ka shfaqur thekshem e konkretizuar bindshem kete cilësi, te cilen inatçinjte e kazanit ja vinin ne dyshim. E per ketë meriton një të madh aferim. Ne nuk i njohim ministrat e rinj, nuk u dime emrat, nuk ju gjejme dot CV-te po s’kemi te drejte te dyshojme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edi Rama ne thelb eshte i pagabueshem. Cili bir shqiptari del e thote qe ai ka bere gje keq? Veç ndoj smirezi a i verber! Ne nuk i njohim ministrat e rinj dhe injoranca nuk eshte argument! Ata i njeh Edi Rama dhe ata e njohin ate. Nuk ka vend per dyshim ne kete mes. Besimi është i fortë dhe i ndersjellte. Nese ndokush ka nge e qejf per te degjuar ligjerimim e cucave dhe djalkave qe do na qeverisin e ndien kete simbioze te bashkëkohesise rilindase.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gent Cakaj kishte nje merak te mos e zhgenjente Kryeministrin se per te tjeret as kishte dert. E te drejte ka! Cfare i duhen te tjeret?! Po te qe per ta ai do ishte sokaqeve te Prishtines duke pire çaj e molloisur persiatje te gjata dimerore. Po jo fati i buzeqeshi i bardhe, i trokiti ai. Te takohesh me Edi Ramen eshte puthje perendie. Ti pelqesh atij bilete per parajse.

Mund t'ju interesojë

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 45 minutash
Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 1 ore
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26

T’i sherbesh atij eshte thagem liturgjike. Degjojeni ministrat sa te larte e kane vetëdijen, krenarine, dinjitetetin per kete rrethane. Nje e dy pohojne na ka derguar Edi Rama, na tha Edi Rama, ma propozoi Edi Rama, eshte porosi e Edi Rames, do te vije Edi Rama.

Ky eshte nje reagim apostujsh qe kane gjetur rrugen dhe te verteten tek Mesia e tyre. Ndihen te gezuar sepse eshte gezimi burimor qe lind nga misteri i besimit, nga mungesa e interesit, nga deshira per te sherbyer!

Ndaj per keta ministra, s’ka rendesi mungesa e emrit, e fytyrës, e CV -ve sepse ata jane misionare, te cilet nuk kerkojne identitet, nuk kerkojne te jene te pervecem, nuk kerkojne gjykimin e njerëzve, por vetem te Hyut te tyre.

Duhen mirëkuptuar, jo keqgjykuar. Shikoni ministrat qe iken aq emer sa paten, aq fytyre, aq pak ze e prape e turbulluan misterin e besimit dhe zemeruan Zotin e tyre, qe i hodhi shuk ne mes te salles atje ne purgatorin e meditimit te gjate.

Ditmir Bushti largohej sot duke mbajtur fjalimin me te mire te karrieres se tij. Po ç’e desh? Kujt ja tha? Pse e tha? Edhe Sali Berisha do te ndieje nostalgji per “Diteziun”!  Rama mbajti me te shkurtrin kumt.

Gent Cakaj me te gezuarin fjalim. Tani ai do na perfaqesoje neper kancelari! Do takoje ministra e kryetar shtetesh! Lum ata, se do takohen me nje gjeni, i cili do ju rrefeje librin e fundit dhe kryesorin qe ka lexuar “Kurbanin”, si pjese e trashëgimise kultutore te botes.

Sa do gezohet Merkeli e Makroni aq sa endja per te degjuar rrefimim do t’i zgjase takimet pafund. Kesisoj ata do te thithin nekatarin e Shqiperise, endrrata dhe brengat e saj, rrugen e mundimshme per progres e standarde demokratike!

Mbi te gjitha, do te njohin nje gjeni qe rrefen per nje gjeni tjeter. Jemi toke pjellore, kemi bereqet te madh. Ketu s’ka te marre qe hedhin gur ne pus e as qindra qe tentojne ta nxjerrin.

Mos u merzisni ju o shtegtare, qe ende se keni takuar Ramen. Nje dite buzëqeshja ja beh. Pyesni Besen, Margaritin, Gentin, luleshtrydhen, Etilden melankolike etj ,te cilet gjithmone besuan ne kete provani.

Ata i ka derguar Edi Rama ne mesin tone per te na kallxuar Shqiperine qe duam. Ata jane ai, dhe ai eshte Ata.

Panorama.com.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave
Para 7 minutash

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e ...

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 12 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 28 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s
Para 30 minutash

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.