“Me Kodin e ri Penal, s’duhej të lëvizte miza”, ironizon Manjani: As “babai i kombit” s’i bën dot derman

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me vrasjet e djeshme që tronditën vendin dhe mbetën të vrarë katër persona.

Përmes një postimi në Facebook, Manjani ka komentuar Kodin e ri Penal, që sipas tij, me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore, në këtë kohe nuk duhet të lëvizte as miza.

Më tej, ai ka ironizuar dhe kryeministrin Edi Rama, duke shtuar se: As “babai i kombit” e as “babai i Kushtetutës” nuk i bënë dot derman.

Postimi i plotë

Brenda pak orëve u vranë 4 vetë. 2 në Lezhë e 2 në Durrës.

Ndërkohë vendi është ende i izoluar. Sipas Kodit Penal të shefave të shtetit monist, s’duhet të lëvizë as miza.

Po krimi vazhdon i lirë të shëtisë sipas qejfit.

2×2=jetë njerëzish!

As “babai i kombit” e as “babai i Kushtetutës” nuk i bënë dot derman..

Ah, harrova. “Babës së kombit” i rregullohet frymëmarrja në kësi rastesh…

 

SHKARKO APP