Media amerikane shmangu publikimin e karikaturave islamike, që lidheshin me sulmin në Charlie Hebdo
Agjensia e lajmeve Reuters ka bërë një vëzhgim lidhur me publikimin e karikaturave kontorverse fetare, të Charlie Hebdo pas sulmit të djeshëm, në mediat kryesore amerikane.
Mediat lidere të Amerikës, nuk pranuan të mërkurën që të publikojnë karikaturat kontroverse të Profetit Muhabed, pas sulmit që u bë në redaksinë e revistës satirike, ku u vranë 12 njerëz.
Mediat online Daily Beast dhe Slate, i publikoi karikaturat, por botuesit e mëdhenj të SHBA-së, duke përfshirë New York Times, Wall Street Journal, Reuters dhe Associated Press, nuk e bënë këtë. Disa thanë udhëzimet e tyre dhe bënë thirrje për shmangien e botimit të imazheve ose materialeve të tjera të cilat që kanë si qëllim fyerjen ndaj fesë.
"Pas shqyrtimit të kujdesshëm, redaktorët e Times vendosën që t'i përshkruajnëkarikaturat me fjalë, per t'i dhënë lexuesit informacionin e mjaftueshëm për të kuptuarhistorinë e sotme," tha zëdhënësja e New York Times Company Danielle Rhoades Ha, me email.
Bill Marimow, redaktor i Philadelphia Inquirer, tha për Reuters: "Ne nuk do t'i publikonimnë asnjë rrethanë karikaturat. Ideja se ato mund të fyejnë dhjetëra miliona njerëzmyslimane, se sa po të përshkruar diçka me fjalë, nuk është një thirrje e pavend".
Përfaqësuesit në Reuters, Slate dhe Daily Beast nuk iu përgjigjën menjëherë telefonatavepër koment.
Associated Press ka një politikë të kahmotshëme të përmbajtur për përdorimin e imazheve provokuese,- tha zëdhënësi Paul Colford, për Reuters.
Charlie Hebdo, është i njohur për ballafaqimin me polemika per sulmet satirike mbiudhëheqësit politikë dhe fetarë të të gjitha besimeve dhe ka botuar karikatura te shumtakomike për Profetin Muhamed.
Dy burra te maskuar sulmuan zyrat në Paris dhe gjatë sulmit, një prej sulmuesve i kapurnë videon jashtë ndërtesës thirri "Ne kemi vrarë Charlie Hebdo. Ne kemi marrë hak përProfetin Muhamed".
Shumë myslimanë besojnë se është blasfemi të krijosh fotografi të profetit Muhamet dhexhihadistët në internet në mënyrë të përsëritur paralajmëruan se revista do të paguajnëpër talljet e saj.
The Wall Street Journal përfshinte një pjesë të vogël të karikaturave provokuese ngaCharlie Hebdo, disa prej tyre humoristike për fetë e mëdha, duke përfshirë edhe Islamin,por në asnjërën prej tyre nuk shfaqej Profeti Muhamed.
"Stafi ynë global është i përkushtuar në raportimin dhe publikimin e lajmeve, dukeshpjeguar kontekstin e tyre dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë kështu, pavarësishtngjarjeve të tmerrshme të sotme. Duke vepruar kështu ne e ripërkushtojmë veten çdo ditë për vlerat qendrore të lirisë së shtypit," tha Gerard Baker , kryeredaktori i Journal, në njëdeklaratë dërguar me email per Reuters. TEMA