Mediat britanike: Ikim ne nga BE-ja, vjen Shqipëria!
Mediat britanike, me qëndrime të ashpra kundër Bashkimit Europian, vazhdojnë të raportojnë për mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Gazeta Express komentoi deklaratat e kreut të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në Tiranë se “vendi natyral i Shqipërisë është në BE”.
“Juncker po ndjek anëtarë të rinj, ndërsa Britania largohet nga unioni,” shkruan gazeta.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka gjetur mundësinë që t’i ‘thumbojë’ në Angli.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, ku mori pjesë në panelin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në selinë e BERZH-it.
Rama u foksua tek investimet në turizëm, duke i ftuar investitorët të eksplorojnë mundësi të reja.
“Po shoh gjithmonë e më tepër investues të depresionuar në Londër, kështu që mendoj se Ballkani është destinacion i rëndësishëm për ta provuar e për të ngritur moralin”, tha Rama, i cili shkaktoi dhe të qeshura në sallë.
“Më pelqeni zoti Rama, se jeni gjithmonë provokator”, iu përgjigj moderatori.
Kryeministri përmendi edhe burimet e naftës dhe gazit në Shqipëri, duke folur dhe për kontratën e fundit me SHELL.
“Kemi optimizëm të arsyeshëm se ka burime të reja të mëdha të naftës dhe gazit në Shqipëri dhe rajon. Sidoqoftë do të doja të theksoja turizmin si fokusin kryesor së paku për 10 vitet në vijim, sepse ka një kërkesë të madhe dhe që po rritet shumë. Operatorët tanë turistikë janë të detyruar të kthejnë mbrapsht 25% të kërkesës për shkak të mungesës së infrastrukturës sonë pritëse dhe pse shifrat janë rritur në mënyrë të ndjeshme. Kushdo që vjen e të tjerë po kërkojnë të shqyrtojnë mundësi eksplorimi në turizëm, ata janë të mirëpritur për këtë. Ka një arsye për të ardhur në Ballkan në përgjithësi, sepse është një arsye e mirë sepse fitimi është i rëndësishëm”. Lapsi.al