Mediat sociale, ndihmesë apo ngatërresë?
Pse kështu?
Edhe politikanët shqiptarë, më në fund, kanë zbuluar se mediat sociale janë një mjet i rëndësishëm komunikimi për të arritur tek zgjedhësit e tyre dhë mundësi e madhe për të «ndërtuar» statusin e tyre personal.
Vërjmë se fushata zgjedhore është bërë më e personifikuar, më sulmuese, më e pavaruar nga gazetarët dhe, kuptojmë se kjo fushatë është më shumë e drejtuar nga këshilltarët e marrëdhënjeve me publikun.
Politikanët dhe këshilltarët e tyre janë bërë pjesë e mediave sociale dhe, kësisoji, këta janë shndëruar edhe në redaktorë për informacionin që këta e shpërndajnë. Mediat sociale, e pranuam apo jo, kanë arriturr që të bëjnë edhe ndërrimin e «pronarit të fuqisë»: tani mediat sociale e vodhën fuqinë prej gazetarëve dhe e dorëzuan tek politikanët dhe rrethi i tyre.
Përdorimi profesional i mediave sociale
Të gjithë politikanët janë të merakosur që të tregohen e të paraqiten se, ata nuk janë «vetëm» politikantë «të ftohtë» e «të pandjenja». Këta, përmes retorikës vizuele duan të paraqiten si «sportdashës», «të dashur», «familjarë», «emocional» dhe «të afërt» me ty, pra me popullin. Përmes mediave sociale zgjedhësit kanë më shumë mundesi të «njifen» më mirë me ne, mendojnë politikanët.