Mediat, “vaksina” ndaj shqiptarëve nga partitë politike!
Nga: Orest ÇIPA
Redaksitë e mediave shqiptare pak a shumë janë kthyer në zgjatim të zyrave partiake momentale apo afatgjata dhe këtë vështirë se e kundërshton ndonjëri nga ato që vetëquhen media e “pavarur”.
Gazetari mbart në profesionin e tij të shenjtë fuqinë e fjalës dhe lirinë e saj për ta shprehur. Ndërsa në Shqipëri, gazetari është kthyer në një “plaçkë” qesharake dhe paguhet më pak se një pastrues pasi redaksia që ai punon është nën thundrën e partisë S apo partisë D dhe etj… Por nuk bën zë.. nuk ka liri fjale…. nuk shprehet .. pasi përfundon dukë ngrënë gjuhën e vet si oktapodi këmbët kur vihet në kurth! Transformimet e herë pas hershme në median Shqiptare gjatë këtyre 25 viteve demokraci, kanë shënuar një marrëdhënie “hileqare” midis gazetarit profesionist, politikës dhe shoqërisë tonë modeste.
Fatkeqësisht për ne, njësoj si çdo gjë tjetër në vend edhe mediat janë të ndara në dy kahe të kundërta politikë.Ose ndoshta mund të themi se fatkeqësisht në vendin tonë mediat kanë ndarë gjithçka në dy kahe të kundërta politike. Ose politika….
Ose….. media-politika-shqiptarët janë një abstraksion i përkryer katastrofik në bashkëjetesë pa asnjë rebelim…
Pra, lehtësisht çdo gjë mund të thuhet për këtë trinom tashmë “të shenjtë“ të mirëdirigjuar nga mjeshtrat e këtij nyjëzimi!
Jo më largë se 4 muaj më parë, ne të gjithë ishim dëshmitar të një propagande mediatike të pakrahasueshme me ato të viteve më parë. Mjeruese, për të ardhur keq ishte për të gjithë ata që i mbanin sytë nga premtimet partiake, të papunët që vazhdojnë të jenë të tillë…. (lavazh truri apo indoktrinim mediatik i cili ka arritur suksesin e dëshiruar nga arkitektët e partive politike në këtë terren që kutërbon neveri)
Por kësaj here si pasojë e realitetit ekonomik ka shkuar edhe më tejë, ka tejkaluar parashikimin…. Politika ka arritur të manipulojë jo vetëm pronarët e mediave por edhe vet gazetarët…. Vështirësia për gjetjen e një vendi pune e ka detyruar që këtë dishepull të së vërtëtës ta transformojë në zëdhënës së çorbës me ngjyrë.
Por edhe më të mençur janë ata që e kanë “legalizuar“ gazetarin dhe redaksin ! Apo duke e “pagëzuar“ me titullin këshilltar për mediat apo DREJTOR !
Le ti kthehemi zgjedhjeve të fundit dhe do shohim kthjelltësisht në memorjen tonë se hapsirat që televizionet u jepnin individeve apo subjeketeve partiake, pasqyronte dhe klasifikonte politikën mediatike të kanalit si të majtë apo të djathtë.
“Krimi mediatik“ gjatë fushatës së fundit denigroi në mënyrën më vulgare të mundshme jo vetëm lajmin por edhe komentet të cilat në një shoqëri si kjo e jona janë me të “rëndësishme“ se vet lajmi.
Pra, shtabet elektorale të partive politike kishin ngritur strategji djallëzore lidhur me komentet e vetbëra në lajmet e kandidatëve të tyre deri dhe te dërgimi i lajmit të gatshëm dhe mos vënies në diskutim për botimin apo jo të tij pasi shumat që jepeshin ishin maramendëse.
Ky mëkat ndaj gazetarit dhe shoqëris u bë! Por mëkatet e politikës shqiptare ndaj medias vazhdojnë … e vazhdojnë… e do të vazhdojnë .. por ky mëkat më shumë rëndon në kurizin e shoqërisë tonë të pangopur me gënjeshtrat politike që e shumë dëshiron dhe pamundësisë për ti rezistuar tundimit të kthyera në drogë për ta.
Gazetat e dikurshme “Zëri i Popullit” dhe “Rilindja Demokratike” ishin foltoret dhe njëkohësisht faltoret e çdo shqiptari, ndërsa sot, realiteti i ri teknologjik i shfrytëzuar mirë nga politikanët, kanë shumëfishuar artificialisht webet, gazetat, radiot, adresat e facebook-ve etj, dhe pashmangshmërisht ka shtrëmberuar profesionin gazetaresk dhe ka deformuar mënyrën e të menduarit të shoqërisë tonë.
Pra, sërisht në kuriz të dy fatëzive të ditëve që jetojmë !
Politikë, politikë, politikë…. A thua se kjo fjalë lindi këtu në Shqipëri dhe ne shqiptarët jemi baballarët e politikës?! Ne konsumojmë shumë politikë! Konsumojmë politikë aq sa çdokush nga ne në festat tona tradicionale, në vend që të shpreh gëzimin apo mallin ndaj njerzëve që bëhen bashkë atë ditë, flet për politikë !
Humori është lidhur me politikën, dhimbja është e lidhur me politikën dhe çdo gjë që merr fryme apo ndonjë vepër publike e bërë nga shteti pas 90-të ka lidhje me politikën dhe përdoret nga ajo për fushata elektorale(gjithnjë veprat janë jashtë standarteve të duhura) …Ndoshta, duket sikur shqiptarët qeshin dhe qajnë nga varësia e politikës e cila serviret si dramë apo komedi në varësi të interesit gjithnjë djallëzor që mbar mesazhi i “lajm bombastik“.
Në Shqipëri, mediat janë faktorë vendimtarë dhe kanë rol të fuqishëm mbi individin pasi lajmi ka lidhje të drejtpërdrejtë me xhepin e njerëzve dhe e njëjta gjë ndodh edhe me nevojshmërinë e financimit të medias nga politika, që automatikisht e bën këtë të fundit kalorës të këtij trinomi!
Nga ana tjetër, kjo marrëdhënie politike-media në qoftë se ekziston “dëshira” mund të gjunjëzojë nevojshmërinë, pasi prania e mediave si instrument për politikanin është e pashmangshme dhe mëse e domosdoshme. Ndërkohë, përditshmëria ka treguar se mediat mund të mbijetojnë edhe pa përmbajtje politike pasi kryelajm mund të jetë një aksident apo të brendshmet e një personazhi VIP. Ndërsa, politikanët pa mediat e tyre apo të komanduara prej tyre janë veçse një hiç në krahasim me atë çfarë janë dhe çfarë ju bëjnë sot shqiptarëve.
Por e pafalshme është kjo situatë për “matrapazët”e mediave, ata që lartë e poshtë hiqen si shenjtorë të paskomunizmit apo revolucionarë të mediave vendase!
E pafalshme është për ata që kanë marrë në qafë tregun mediatik dhe bëjnë kërdinë, për ata që po mbushin xhepat nga skenarët e politikës ndaj politikanëve dhe shqiptarëve. Pronarët e mediave!
Fatkeqësisht dhe mjerisht, çdo informacione që hidhet në treg është i mirpërgatitur çdo ditë përgjatë këtyre 25 viteve si ”vaksinë” nga politika dhe këta “doktorë ” për shpëtimin e pashpresë të këtij apo atij brezi eksperimental !
E derisa të krijojnë personalitetin e tyre këto tri grupe do të enden si adoleshentët e paprind rrugëve të tranzicionit të vazhdueshëm!
Arberia News