Meksika / Një sëmundje e pakurueshme?

Mexico ViolenceSi shpjegoni që rrëmbimi i 43 studentëve shkaktoi shpërthime manifestimesh të tillë? Si ka evoluar politika e sigurisë e vendit këto vitet e fundit?

Impakti nga kjo ngjarje shpjegohet nga numri i 43 studentëve të zhdukur, madje mosha e tyre shumë e re është diçka shumë e fortë. Në fillim e mbyllur në familjet e viktimave, protesta u zgjeruar në mënyrë progresive.

Shumë persona në Meksikë, sidomos në këtë rajon të shtetit Guerrero, po preken qysh prej shumë vitesh në jetën e tyre personale dhe profesionale nga vazhdimësia e dhunës së grupeve kriminale. Protesta e të afërmve të studentëve zgjoi gjithashtu protesta të tjera në të gjithë Meksikën. Shoqëria civile ka kërkuar kështu masa që synojnë për të forcuar sigurinë, luftën kundra korrupsionit dhe luftën kundra krimit. E gjithë klasa politike – të gjitha partitë të ngatërruara – është kritikuar ashpër, duke u gjykuar përgjegjëse e kësaj “loje-masakre” nga manifestuesit. Kjo dhunë, një fenomen endemik në Meksikë, është përkeqësuar këto vitet e fundit, në vijim të masave të marra nga ish Presidenti Felipe Calderon nga viti 2006 dhe viti 2012. Numërohen rreth 22.000 të zhdukur dhe rreth 60.000 të vdekur qysh prej vitit 2006. Në këtë çështje të studentëve të zhdukur të Igualas, u zbulua ekzistenca e shumë gropave të përbashkëta ku me dhjetëra persona janë ekzekutuar; një “muze horrori”,i cili u zbulua nga kjo ngjarje dramatike.

A mundet Meksika të kapërcejë këtë dhunë endemike?

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, është shumë e komplikuar. Dhuna në Meksikë është thellësisht e ndryshme me atë që ndodh në Evropë apo në vende të tjera. Në Meksikë, dhuna është shumë e lidhur me trafikun e armëve, të qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike. Kjo është një aferë e subjekteve ekonomike dhe kriminale të hierarkizuara dhe jashtëzakonisht të mirëstrukturuara, të cilat fitojnë shumë para dhe kanë mjetet e nevojshme për të korruptuar përfaqësuesit e institucioneve (forcat lokale të policisë, drejtësinë dhe politikanët).

 

Me qëllim që të thyhet ky rreth dhune, ish presidenti meksikan (Felipe Calderon) vendosi të mobilizojë ushtrinë federale për të mbështetur forcat e policisë në luftën e tyre kundra trafikantëve. Kjo politikë mobilizimi e ushtrisë për të garantuar sigurinë e brendshme megjithatë ka qenë pak e kënaqshme sepse ajo bëri që krimi i organizuar të shpërndahet dhe të tronditeshin raportet e forcës midis karteleve të ndryshme dhe sidomos ka shpënë në një rishpërndarje të territoreve midis këtyre të fundit. Nga fakti i këtij riorganizimi, shpërthyen shumë përplasje midis grupeve rivale për kontrollin e territoreve meksikane, gjë që shpuri në një rritje të dhunës të ambientit. Përveç kësaj, ky përdorim masiv i ushtrisë nxjerr në shesh papërshtatshmëra e saj – sidomos nga pikëpamja e formimit të tyre – për të realizuar misione të tilla “të policisë”, e cila çoi në abuzime të shumta dhe mizori në mënyrë të veçantë vis-à-vis të drejtave të njeriut.

Së fundi, Meksika ka një vështirësi tjetër, duke qenë një shtet federal. Kështu koordinimi midis niveleve të ndryshme të forcave të sigurisë (forcat e policisë lokale, forcat e sigurisë në nivelin e shteteve dhe më në fund forcat federale) është më i komplikuar për ta zbatuar në terren, megjithë ndihmën e Francës. Nga viti 2006 deri në vitin 2012, janë vënë re përplasje midis policëve apo ushtarakëve federalë dhe policëve lokalë të lidhur me krimin e organizuar dhe me kartelet e drogës.

Në të njëjtën kohë presidenti i ri meksikan, Enrique Peña Nieto, ka kërkuar të minimizojë situatën e sigurisë për të mos frikësuar investitorët e huaj dhe i ka dhënë prioritet reformave ekonomike – reformat e të drejtës së punës, të fiskalitetit, të sektorit të energjisë etj. – me qëllim që të japë një imazh tërheqës të Meksikës në nivel ndërkombëtar.

Si mund të pengojë dhuna rritjen e ekonomisë meksikane?

Meksika ka bërë përpjekje të mëdha këto vitet e fundit për t’u integruar në ekonominë botërore. Ajo ka filluar një projekt të gjerë bashkëpunimi dhe shkëmbimi të lirë (Aleanca e Paqësorit) me vendet e Amerikës Latine (Kolumbia, Kili, dhe Peruja) i cili funksionon mirë. Meksika është gjithashtu anëtare e G20. Qysh prej vitit 1994, Meksika është dhe anëtare e Marrëveshjes së shkëmbimit të lirë amerikano-veriore (ALENA). Partnerët e saj kryesorë tregtarë sot janë Shtetet e Bashkuara dhe Kina (respektivisht në pozicionin e parë dhe të dytë) edhe pse vendet evropiane figurojnë gjithashtu në një pozicion të mirë.

 

Por tashmë qysh prej disa vitesh, investitorët shqetësohen për gjendjen e sigurisë të Meksikës e cila është përkeqësuar (dhuna sidomos kundra emigrantëve të tyre, korrupsioni, etj.). Shoqëria “Eurocopter” kishte realizuar një investim të madh në Meksikë duke synuar tregun e ALENA-s, por u detyrua ta largonte shoqërinë nga Monterrey për në Querétaro për arsye sigurie.

Një shembull tjetër është i linjës hekurudhore për trenat e shpejtësisë së lartë, që duhet të lidhë Querétaron me Meksikën, me një shpejtësi 210 km. Tenderi ishte fituar nga një ndërmarrje kineze, por që kohët e fundit, më në fund u anulua, pasi u vërtetua se tenderi ishte trukuar dhe kompania ishte favorizuar dhe kishte përfituar nga mbështetja e dy ndërmarrjeve të afërta me partinë e presidentit (Partia revolucionare industriale). Ahere, presidenti vendosi ta pezullonte tenderin dhe të hapte një tender të ri.

Në të njëjtën kohë, kjo dhunë endemike ka një impakt të madh në sektorin e turizmit. Qyteti i Acapulco – qytet turistik tradicional – i cili gjendet në të njëjtin shtet si qyteti i Iguala-s ku u zhdukën studentët, është braktisur nga shumë turistë. Meksika do të njohë pra me të vërtetë vështirësi nga fakti i aktivitetit të këtyre organizatave kriminale në territorin e saj, në qoftë se ky problem nuk do të trajtohet me masa të rrepta.

 

Pergatiti: S. METANI/bota.al

SHKARKO APP