Mentor Kikia: Derdimenë, më mirë shkoni në Kashar….
Nga Mentor Kikia
Ulmtimatumi ishte i prerë: Nëse nuk plotësohen kërkesat tona deri në orën 16.00, atëherë ne…. ne do të presim këtu deri sa të plotësohen kërkesat…
Tani nuk kam asnjë dyshim që kjo protestë është nën menaxhim ustallarësh, “zjarrfikës”.
Nga Ministria e Arsimit, protesta shkon drejt Zogut të Zi. Po ç’punë keni me Zogun e Zi o derdimenë, apo t’u nxini jetën njerëzve, atyre qe shikojn e si shprese? Unë them që shtyjeni akoma më tej, çojeni në Kashar se atje ka më shumë efekt.
Një lumë, sado i rrëmbyer e i fryrë të jetë nga uji, nëse vihet nën argjinatura dhe i devijohet rrjedha, nuk bën asnjë dëm.
Keqardhje për ata mijëra të rinj e të reja, që me mish e me shpirt besojnë se do të realizojnë kërkesat e tyre përmes kësaj proteste. Ishte një shanc për të themeluar një institucion, por s’do të marrin as dyshekë të rinj.
Tani shkoni realisht në kursin e gjermanishtes.