Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mero Baze: Këshilla falas për kandidatët që synojnë të jenë ministra

Forum E martë, 2 Shtator 2025 20:13
Mero Baze: Këshilla falas për kandidatët që synojnë të jenë ministra
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mero Baze

Ka një furtunë lajmesh të rreme për kabinetin e ri që pritet në javën e dytë të shtatorit. Nuk di të jap ndonjë recetë se çfarë duhet të bëni që të jeni kandidatë, por mund të them çfarë s’duhet të bëni. Kam parë që kafenetë rrotull Kryeministrisë janë mbushur plot me kandidatë, të cilët mendojnë se nëse i thërret dikush në telefon, duhet të jenë afër Kryeministrisë. Mos humbisni kohë kot, sepse edhe nëse jeni në listë, nuk ju thërret njeri. Do ta dëgjoni në televizione lajmin, kështu që mos harxhoni kohë dhe lekë kot nëpër kafene.

Kam parë disa që dalin në emisione televizive dhe porosisin moderatoren që të thotë: “Kemi dëgjuar që je në listë.” Kjo është një mënyrë tjetër e sigurt që edhe nëse je, të dalësh nga lista. Më shumë më pëlqejnë ata që e shpallin veten si të sigurt në qeveri, por ngrejnë dyshime mbi paparashikueshmërinë e Ramës. Këta janë më novatorë në aplikimin e tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kam parë disa që janë kthyer nga diaspora dhe kanë blerë kostume të shtrenjta, duke hapur po ashtu fjalë se kanë marrë garanci se do të jenë në qeveri. Nga diaspora kemi një qeveri-hije me kryeministër profesor Pilinci, edhe pse kam konflikt interesi me të, se më ka shkarkuar paraprakisht nga detyra e këshilltarit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kemi dhe një kategori tjetër që bezdisin portalet duke futur lajme se si do të jetë qeveria e re, dhe vizatojnë identikitin e tyre si model i ministrit. Fjala vjen: të jetë teknicien i lartë, të ketë përvojë me ligjet e reja të BE-së, apo të jetë i shkolluar mirë. Po i ke gjithë këto cilësi, mos i prish për t’u bërë ministër. Pastaj vjen radha e gazetarëve të “informuar nga brenda”, që “të shkatërrojnë nervat” me tituj bombastikë: “Ja si do jetë qeveria e re!” E lexon dhe shikon që “zbulimi” që kanë bërë, është se në qeverinë e re do ketë edhe disa ministra të vjetër, edhe disa ministra të rinj. Këta janë parashikues të sigurt.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 10 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 20 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Një tjetër tip gazetarësh rrëfejnë vetëm për ata që do jenë përsëri ministra dhe i quajnë “pesha të rënda” që pa ata nuk bëhet qeveria. Derisa nuk përmendin emra, edhe ata janë të sigurt në suksesin e tyre, pasi ata që mbeten, do quhen “pesha të rënda”.

Pastaj janë ata që vizatojnë “klanet” brenda PS-së dhe analizojnë lëvizjet e Edi Ramës, se si do zhdukë një klan e do ngrejë tjetrin, apo si do t’i balancojë klanet. Këta janë të vlefshëm për të rregulluar humorin e Edi Ramës në këto ditë të lodhshme. ( I vetmi që e ka të sigurt është Ulsiu, ngaqë e kam sulmuar unë. Madje futja si personazh tek “Antena”, do t’i hap rrugë dhe karrierës në parti, si Mulit.)

Të tjerë gazetarë vizatojnë ministra të rinj, që do jenë edhe nga PD-ja. Kjo ka shkaktuar një turbullirë politike, pasi për herë të parë, Asamblenë e PS-së e pret me më shumë ankth PD-ja sesa vetë PS-ja, e cila e ka ndarë mendjen që ka të sigurt në qeveri vetëm Edi Ramën. Por PD-ja me gjithë ato halle nuk e ka këtë borxh dhe këtë turbullirë. Lerini në hallin që i ka gjetur.

Ka edhe shembuj të tjerë “aplikimesh”, por nuk po zgjatem. E përbashkëta e të gjithë këtyre që përmenda është: nuk bëhesh ministër nëse vetëshpallesh apo kërkon të të shpallin. Është më mirë të shtyjnë pushimet deri më 12 shtator, dhe pastaj çfarë fati të kenë. Nuk është ndonjë fat i madh dhe po u bën ministra. Pyesni pak ku janë ata që ishin ministra më parë, për të kuptuar se ndoshta është më mirë mos ta dëgjojnë emrin më 12 shtator./Tema/

Etiketat e lidhura

Mero Bazeministraqeveria Rama 4
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.