Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mero Baze: Më në fund disa meritokratë në krye të qeverisë

Forum E hënë, 4 Shtator 2023 19:49
Mero Baze: Më në fund disa meritokratë në krye të qeverisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mero Baze

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Katër emrat e rinj që hynë në kabinetin e Edi Ramës janë për herë të parë katër njerëz që kanë bërë vet historinë e tyre.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 6 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 7 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 12 orësh

Ervin Mete, ministri i ri i Financave, është nga të paktët prurje të Universitetit më te famshëm të botës, Harvard, në Shqipëri, i cili ka ndjekur një nga një shkallët e karrierës politike dhe administrative me një përkushtim profesionisti. Ai ka pasur disa poste të larta në administratën e shtetit, përfshi dhe zëvendësministër financash dhe së fundmi ka qenë drejtor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Aftësia e tij për të strukturuar punët në institucionet ku ka punuar është e spikatur, duke i dhënë atij identitetin e një burokrati modern financash, i cili me siguri do ta çmendë Edi Ramën, me vështirësinë për të firmosur çdo letër që i vënë para.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Igli Hasani, ministri i ri i Jashtëm, është po ashtu një diplomat i shkëlqyer shqiptar, i shkolluar mirë në Akademinë Mbretërore në Britaninë e Madhe, dhe që ka qenë pjesë e administratës së lartë të shtetit shqiptar deri ambasador i OSBE në Vjenë. Prej aty ai dha dorëheqje pasi OSBE i besoi postin e koordinatorit Ekonomiko-Ambiental të OSBE-së, pozicioni më i lartë i mbajtur ndonjëherë nga një shqiptar në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë. Ai po ashtu shkëlqeu si diplomat në vitin që Shqipëria kishte kryesimin e OSBE, duke lënë një imazh të mirë tek gjithë partnerët ndërkombëtarë.

Arbër Mazniku është po ashtu një njeri i rritur politikisht në rrugë, dhe një profesionist i zoti, që u del zot debateve publike në të gjitha postet e zyrtarit të lartë ku ka qenë si zëvendësministër apo nënkryetar bashkie, ndryshe nga ministra dhe zyrtarë që fshihen nga debati publik. Detyra e tij e re si ministër i Pushtetit Lokal, është një hap normal dhe i sigurtë, që e plotëson atë politikisht.

Albana Koçiu, ministrja e re e Shëndetësisë, vjen po ashtu nga një përvojë e gjatë dhjetëvjeçare si drejtoreshë e Administratës Publike të Shqipërisë, në krye të një institucioni i cili ka pasur këto dhjetë vite suksese dhe dështime të cilat kanë turbulluar politikën shqiptare.

Lëvizjet e tjera brenda qeverisë, natyrisht që nuk janë ndonjë lajm i ri, por dhe ato përpiqen të ruajnë profilin e disa politikanëve që kanë ende çfarë të japin. Shumica e kryeministrave, por sidomos Edi Rama, nuk gabojnë kurrë kur heqin njerëz, por kur emërojnë njerëz. Këtë radhë të paktën i shpëtoi këtij rregulli.

Etiketat e lidhura

Qeveria "Rama"
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 1 ore

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 5 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.