Mero Baze përcakton ditën kur do shembet Teatri Kombëtar

Në kulmin e debatit për Teatrin Kombëtar, gazeta “Tema” e botuesit Mero Baze ka publikuar një lajm që parashikon se godina do të shembet gjatë verës. Sipas gazetës shumë afër qeverisë, e cila citon burime nga Këshilli Bashkiak, për shembjen janë zgjedhur muajt e verës kur qytetarët e Tiranës do kenë marrë pushimet.

Lajmi i botuar në gazetën “Tema”:

Dje pasdite, Policia Bashkiake e Bashkisë së Tiranës njoftoi marrjen në dorëzim të godinës së Teatrit Kombëtar, një procedurë që erdhi menjëherë pasi qeveria miratoi VKM-në që e kalonte pronësinë nga Ministria e Kulturës tek Bashkia e Tiranës. Që nga ky moment, të shumta janë pikëpyetjet se çfarë do të ndodhë me Teatrin Kombëtar dhe sidomos, kur do të prishet ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime konfidenciale nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, ku pritet të kalojnë të gjitha procedurat se si do të vijojë çështja e Teatrit, thonë se në mbledhjen e këshillit, e cila sipas të njëjtave burime mund të shtyhet edhe për ditën e hënë, për shkak të fundjavës dhe lirimit të masave për lëvizjen e qytetarëve, do të jepet fillimisht autorizimi për marrjen në dorëzim të godinës, e cila më pas mund të pasohet edhe nga një padi për aktivistët e Aleancës që kanë zaptuar prej 2 vitesh e gjysmë Teatrin, e mandej do të diskutohet për detajimin e projektit, lejen zhvillimore, për lejen e kantierit dhe në fund procedura për marrjen e lejes së ndërtimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjitha këto procedura duan kohën e tyre dhe burimet shprehen se në këto 3-4 muaj parashikohet një verë e nxehtë debatesh mes bashkisë së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të mbështetur edhe nga opozita. Çka me gjasë do ta çojë aktin e fundit, atë të prishjes së Teatrit Kombëtar, në një nga ditët e nxehta të muajit gusht, kur edhe shumica e qytetarëve të Tiranës do të kenë marrë pushimet. Gazeta TemA

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?