Merruni me ujqit që po bëjnë kërdinë, jo me Baton Haxhiun
Nga Ylli Manjani – Na e kanë bërë kët Baton Haxhiun njeriun më të rëndësishëm të Shqipërisë, Kosovës e gjithë Ballakanit!!!
Natyrshëm kur të bëjnë kaq “të rëndësishëm”, bëhesh dhe i urryer.
Ndërkohë ky njeri nuk është as President, as Kryeministër, as Ministër e as Deputet në asnjë shtet.
Çfarëdo zanati tjetër të ketë Ai as nuk ndan e as bën harta kufinjsh ndërshtetërorë. As nuk harton e nëshkruan marrëveshje në emër të asnjë shteti!
Ndaj mjaft merreni me gjurmët, ndërkohë që “ujqërit” bëjnë kërdinë! Boll me analiza, shkrime, komente e statuse që i japin vemendje një njeriu koti!
Krejt pa lidhje!
Ata (“ujqërit”) shesin e blejnë troje, tendera e interesa të mëdha financiare, ndërkohë që opinioni ha miellin dhe broçkullat pa shije të Batonit….