Mesila Doda, akuza qeverisë për varrezat greke: Tregtarë shpirtrash e shitës të Atdheut

Nga Mesila Doda

Ne keto dite te nxehta temperaturash politike po kalon si pa u ndjere vendimi i qeverise shqiptare per ti dhene statusin e varrezave historike nje tjeter varreze ku jane trupat e ushtareve greke.
Me se pari, per te qartesuar opinionin publik asgje nuk na ben ne te luftojme me te vdekurit apo kujtimin e tyre, megjithse ata erdhen ne kete vend si pushtues, ne emer te marrjes me force te asaj qe ato e quajne Vorio Epiri e qe eshte Shqiperi e Jugut, pjese jetesore e se ciles eshte Çameria, qe u dogj, u spastrua nga shqiptaret, e u pervelua, pesoi genocid e eksod biblik e per te cilen sot hesht qeveria shqiptare e cila deri pak kohe me pare e quante si çeshtje te pazgjidhur kombetare.
Por vendimi i mesiperm eshte edhe me shume se i gabuar, i padrejte e i rrezikshem. Trupat e ushtareve te huaj kthehen ne vendin e tyre, por edhe ne rastet kur ata qendrojne ne toke te huaj mund te kene vetem nje varreze simbolike. Ne Shqiperi po behen tre te tilla, i jepen edhe statuse te veçanta dhe te gjitha keto ne emer te nje gjunjezimi poshterues ne raport me fqinjin.
Ne Kushtetuten e tyre greket sot kane te sanksionuar se ku kane te renet kane Atdheun, e kjo do te thote se vite me pas kur gjeneratat tona te jene zhdukur ky vend do filloje te konsiderohet si toke e fqinjit, e qe thjesht ne e kemi zaptuar duke rrezikuar kesisoj teresine territoriale te Atdheut. Ja pse brenda kesaj kerkese ne kufijte e humanizmit, fshihen fantazma irredentiste e agresive per fatet e Atdheut.
Ne nderkohe ne Çameri ende jane pa varr trupat e 3000 burrave, grave, femijeve e pleqve.. i vrane, i dogjen e i lane pa varr.. ky eshte humanizmi i fqinjit per te cilin sot qeveria jone hesht…
Tani me duhet ti drejtohem sejcilit prej ketyre trimoshave qe kujtuan se shkaterruan e lane pa ze Çamerine dhe çeshtjen kombetare…
Ju jeni e keqja me e madhe qe mund ti ndodhte ketij vendi sepse ju jo thjesht keni punuar kunder, ju e keni perdorur çeshtjen kombetare, e keni perdorur çeshtjen çame, e keni shperdoruar Çamerine vetem per te pasur pushtet te sigurte… por te jeni te sigurte qe me
atdheun nuk do beni dot pazar, çeshtja çame do shkoje perpara ppr tashme pa ju … sepse thjesht jeni zbuluar ashtu siç jeni ne te vertete… tregetare shpirtrash e shites te Atdheut per pushtet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?