Mësime të gabuara nga Parisi
Mësime të gabuara nga Parisi
Kush kërkon tani kontrollin e komunikimit të deshifruar në internet, nuk ka mësuar asgjë nga sulmet e Parisit dhe zbulimet e Snowden-it mendon Michael Münz.
Nuk ka as dy javë që drejtuesit e më shumë se 40 vendeve u bashkuan në Paris pët të shprehur ngushëllimin dhe solidaritetin dhe mbështjetjen për lirinë e shprehjes. Për kancelaren gjermane Angela Merkel, dulmi ndaj redaktsisë së Charlie Hebdo ishte dhe një sulm mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit ",një element thelbësor i kulturës sonë demokratike liberale". Dukej sikur liderët e Evropës po frymëzoheshin nga Jens Stoltenberg, kryeministri i Norvegjisë, i cili në vitin 2011 si një përgjigje ndaj sulmeve të Anders Behring Breivik ka thënë: "Më shumë demokraci, më shumë hapje, më shumë humanizëm". Por tani është e qartë se pas ngjarjeve të tmerrshme në Francë, përgjigja është e ndryshme.
Kryeministri i Britanisë Ministri David Cameron ishte i pari që doli me një propozim. Nisur nga mesazhet e koduara në e-maile apo në messenger Cameron bëri pyetjen retorike: "A duam të lejojmë që në vendin tonë të lejojmë vërtet një komunikim që ne në rastin ekstrem nuk mund ta lexojmë e ta kontrollojmë?" Ajo që disa vëzhgues e minimizuan fillimisht duke e quajtur vringëllimë shpatash gjatë fushatës zgjedhore, është bërë tani një kor shumëzërësh mbarëevropian.
Kontroll prej autoriteteve shtetërore
Pak ditë më parë edhe Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière kërkoi që autoritetet e sigurisë duhet të jetë në gjendje që të lexojnë komunikimin koduar. Tani u bë e njohur një letër e koordinatorit të BE-së për për antiterrorizmin Gilles de Kerchove që rreh në të njëjtin drejtim: De Kerchove kërkon, ndër të tjera, që autoritetet duhet të dinë të përdorin metoda e deshifrimit në internet, në telefonat celularë, kompjutera dhe tableta. Ideja e tij: një bashkëpunim gjithëpërfshirës ndërmjet autoriteteve në Evropë dhe kompanive të internetit. Ekziston frika që ministrat e Drejtësisë dhe ata të brendshëm të vendeve të BE-së do të vazhdojnë këtë retorikë në takimin e tyre javën e ardhshme në Rigë.
I vetëm, ky diskutim çon në një drejtim krejtësisht të gabuar. Sepse sulmeve ndaj lirisë nuk mund t'u përgjigjemi me kufizime të lirisë. Sidomos ngaqë dëshira për komunikim të koduar në radhë të gjera të popullsisë ka një arsye të prekshme dhe të kuptueshme. Ishin shërbiet sekrete të vendeve perëndimore që e kanë ruajtur për shumë vite dhe pa asnjë arsye të gjithë komunikimin në internet. Prej kësaj ka humbur shumë besimi tek organet e sigurisë. Në vend që ta fitojnë këtë besim me takt dhe masa të arsyeshme tani deviza është: Kush shifron, ka diçka për të fshehur!
Integrim në vend të mbikëqyrjes
Të paktën këto ide po ngjallin edhe kritika. Nga politika, ekonomia, dhe natyrisht nga aktivistët e internetit. Mbetet të shpresojmë që ministrat e Drejtësisë dhe ata të brendshëm të Evropës do t'i marrin këto kritika për zemrë. Dhe ndoshta do të kujtohen për Jens Stoltenbergun. Sepse është e pamundur që shtetet demokratike të vënë nën dyshim të përgjithshëm të gjithë njerëzit dhe t'u krijojnë atyre pasiguri. Në vend të kësaj ministrat duhet të diskutojnë në Rigë se si mund të forcohen shoqëritë tona nga brenda. Pse radikalizohen të rinjtë? Si për të nxitet integrimi? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që duhet të diskutohen për të forcuar kulturën tonë demokratike liberale. Dhe që ndoshta në perspektivë afatgjatë do të sjellin më shumë sesa kërkesa për më shumë kontroll.