FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mësoni të kërkoni ndjesë e të respektoni dhimbjen e të tjerëve

Nga Mentor Kikia –

Në Gjykatën e Tiranës është duke u “luajtur” një dramë që përfaqëson më së miri të gjithë mentalitetin dhe atë çfarë ne jemi si shoqëri.

Bëhet fjalë për gjyqin e të akuzuarve për vrasjen e një djali, për shkak të një karikuesi telefoni. E njohim tashmë të gjithë historinë e Marvi Mihalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas çdo seance, mediat u drejtojnë mikrofonat prindërve të viktimës që qajnë dhe kërkojnë drejtësi, dhe prindërve të autorëve, që ankohen se prokuroria ka kërkuar dënime të rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të tjerët kanë vrarë nga 2-3 vetë e kanë dalë pa faj, ndërsa djali im nguli vetëm një thikë” – kështu tha ky burrë para kamerave.

Në vend të një njdese gjithë përulësi, për marrjen e jetës së një djaloshi 22 vjec dhe dhimbjes që u shktoi dy prindërve, këta njerëz edhe revoltohen para gjykatës.

Do të ishte njerëzore që në respekt të dhimbjes së prindërve të viktimës këta të mos ishin fare në gjykatë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?