Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 14:01 Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë Enzo Maresca, trajneri i Manchester City, tha në konferencë për shtyp se objektivi i skuadrës është renditja mes tetë skuadrave të para në fazën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Meta dha tre arsye, Lutfi Dervishi ka 10: Pse Gent Caka nuk është ministër i Jashtëm

Forum E shtunë, 18 Shtator 2021 09:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gazetari Lutfi Dervishi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook rendit 10 arsyet pse Gent Caka nuk është ministër i Jashtëm.

“Refuzimi nuk ka lidhje me moshën, apo qëndrimet publike për kufirin, por ka të bëjë me mungesën totale të transparencës nga ana e kryeministrit.

Kryeministri e paraqiti në publik kandidaturën e 29 vjeçarit nga Prishtina si njeri shumë të lexuar. Por publiku ka më shumë pyetje sesa përgjigje.

Janë së paku 10 pyetje që kërkojnë përgjigje urgjente”, shkruan me ironi Gazetari Dervishi.

Postimi i plotë

10 arsyet pse Gent Caka nuk është ministër i Jashtëm?

Refuzimi nuk ka lidhje me moshën, apo qëndrimet publike për kufirin, por ka të bëjë me mungesën totale të transparencës nga ana e kryeministrit.

Kryeministri e paraqiti në publik kandidaturën e 29 vjeçarit nga Prishtina si njeri shumë të lexuar. Por publiku ka më shumë pyetje sesa përgjigje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Janë së paku 10 pyetje që kërkojnë përgjigje urgjente:

1.Sa libra ka lexuar Gent Caka?

  1. Cila është natyra e librave: janë libra letrar apo jo letrar?
  2. Në çfarë gjuhe I ka lexuar librat?
  3. Duke qenë ministër për Europën dhe Punët e Jashtme- mbi 60% e librave të lexuar- sipas direktivës së BE-së për prodhimet kulturore- duhet t’i përkasin kontinentit europian. Si qëndron ky raport në lidhje me librat e botuar në Amerikë apo kontinente të tjera?!
  4. Nuk sqarohet në çfarë formati i ka lexuar librat. I ka lexuar librat në letër apo në formatin elektronik? Kindle? Ebook, apo ka abuzuar dhe ka dëgjuar libra audio dhe i rreshton si libra të lexuar?!
  5. Institucionet përkatëse kopetente: Bibliotekat në Shqipëri dhe Bibliotekat e vendeve partnere nuk kanë patur kohën e mjaftueshme për të kontrolluar nëse librat që ka marrë nga këto biblioteka i ka kthyer në kohën e duhur – sipas rregulloreve në fuqi, apo ka zbatuar parimin leninist: vjedhja e një libri nuk është vjedhje. Në kushtet e ndikimit të mundshëm rus në rajon- ky verifikim duhet bërë me shpejtësi dhe transparencë për publikun dhe këdo tjetër të interesuar.
  6. Nuk është e qartë nëse librat e formatit elektronik janë të blerë në app store apo janë pirate që qarkullojnë përmes ëhat’s app-it apo emailit. Shoqata e botuesve – sipas informacioneve zyrtare- nuk ka marrë asnjë kërkesë për të verifikuar nëse librat e pretenduar të lexuar respektojnë të drejtën e autorit.
  7. Nëse ka lexuar aq shumë libra sa thotë kryeministri- ku e ka gjetur kohën për të punuar?!. Leximi i shërben punës, por nuk është e gjithë puna. Përndryshe, po të përdorej kriter leximi- folësit e lajmeve (gjysëm kadrijtë) do të ishin kandidatura të shkëlqyera për ministër të Jashtëm.
  8. A llogariten si libra të lexuar edhe tekstet shkollore?! Gent Caka paska mbaruar dy universitete dhe 3 mastera- nëse i ka mbaruar me sukses siç pretendon kryeministri- ku e ka gjetur kohën për të lexuar libra të tjerë jashtë shkollorë?! Nga verifikimet e institucioneve nuk rezulton që ai të ketë lexuar libra në fëmijëri se përndryshe do të kishte marrë titulllin: “Miku I vogël I librit”
  9. Fakti që Gent Caka nuk ka titullin doktor shkencash vë në pikëpyetje deklarimin se ia ka lexuar shumë libra!
  10. Nëse përdorim si kriter leximin e librit për poste kaq të rëndësishme, çfarë duhet të themi për njerëzit që shkruajnë libra. Mos duhet t’i bëjmë kryeministra?! Kemi autorë shqiptarë të spikatuar që kanë shkruar libra më shumë se ç’kanë lexuar dhe as pension të posaçëm nuk po marrin!

10/1. Meqë jemi në vitin e Skënderbeut. Sa libra për heroin tonë kombëtar ka lexuar Gent Caka? Në çfarë gjuhe ka lexuar?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

10/2. Sa libra për ndryshimin e kufijve dhe shtetet e dobëta ka lexuar Gent Caka? A është verifikuar informacioni se kohët e fundit lexon- vetëm libra për shtete të dështura, për regjime hibride dhe libra antisistem?!

Mund t'ju interesojë

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 53 minutash
Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 1 ore
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26

 Eshtë e kuptueshme që për hir të privacisë publiku mund të mos dijë orët se kur lexon, mënyrën se si lexon, shpejtësinë e leximit, por gjithsesi duhet ditur nëse librat i lexon nga faqja e parë tek e fundit apo lexon në stilin e Enver Hoxhës, 2-3 faqe në fillim, një në mes dhe dy paragrafë në fund të librit?

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishmja: kush ja ka rekomanduar librat për lexim Gent Cakës- Baton Haxhiu apo Berat Buzhala?

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë
Para 6 minutash

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave
Para 15 minutash

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e ...

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 20 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 36 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 8 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 19 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.