Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:33 Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump Gianni Infantino përballet me një tjetër çështje të ndërlikuar, këtë herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas gazetës britanike “The Telegraph”, presidenti i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Metaforat fatkeqe të politikës

Forum E hënë, 22 Mars 2021 20:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Nga: Artan Fuga

Kur politika shprehet me metafora atëhere dalin në pah konceptet dhe mentalitetet që e frymëzojnë politikën. Në historinë tonë politike të njëqind vjetëve të fundit ka tre metafora fatkeqe që tregojnë se nga vuan politika te ne.

E para, është krahasimi i politikës me trupin e njeriut. Ose ndryshe antropomorfizimi i politikës. Sistemi politik si një trup njeriu, individi si pjesë e trupit të njeriut. Pra, koka – udhëheqja, zemra – ideologjia, aletatët – krahët, kurse qytetarët këmbët. Nuk thonë kot “jemi bërë si këmbët e dhisë”. Kjo metamoforë është vertikale dhe nuk lejon askënd të dali nga kontrolli i kokës. Eshjtë një metaforë diktatoriale dhe kolektiviste. Nuk shfaqen dot mundësi për të drejta individuale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E dyta është ajo e familjes, e klani, krahasimi i sistemit politik me familjen. Ndryshe mund të quhet antropologjizimi i politikës. Edhe kjo është një zëvendësim i politikës me organiken, me biologjiken, me lidhjet e gjakut. Qytetarët quhen bijtë, vëllezër dhe motra, të cilët nuk kanë individualitet, janë me të njejtën adn. Kurse baba është donatori, ai që ka superioritet mbi të tjeret dhe kurrë nuk zbret nga froni sepse në familje baba nuk bëhet bir, dhe biri nuk bëhet babë. Kush ngrihet kundër babës quhet plangprishës dhe ngelet edhe me gisht në gojë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prandaj o çuna qytetarër rrini urtë, mbroni nderin e familjes, mos u përçani në parti të ndryshme dhe mbi të gjitha mos guxoni të kapni vendin e babës! Nuk ka dyshim se edhe kjo metaforë është diktatoriale dhe në traditën antidemokratike.

Mund t'ju interesojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 3 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14

Metafora e tretë është ajo e skuadrës, pra që e krahason sistemin politik me një ekip basketbolli, ose futboll, etj. Kjo është sportifikimi i politikës, por njesoj diktatoriale si metaforë sikurse edhe dy të tjerat. Rrregullat e lojës janë të përcaktuara dhe askush nuk luan dot ndryshe. Ka një trajner që në çast e nxjerr lojtarin nga loja dhe i thotë ik vishu dhe shko në shtëpi. Brenda skuadrës sundon kapiteni i cili caktohet nga trajneri dhe nuk zgjidhet nga shokët e skuadrës.

Në një skuadër futbolli psh edhe rolet janë të përcaktuara. Lojtarët i binden trajnerit, golat i bën ai që cakton trajneri, tjetri qendron në portë si portjer.

Të tjerë janë të detyruar të presin në stol si rezerva dhe nuk hyjnë në lojë sepse bërtasin tifozat. As pyet trajneri fare andej. I gjithë ekipi luan me një srategji të paracaktuar jo nga lojtarët. Kush lojtar nuk pranon planin strategjik të trajnerit hiqet. Ndërkohë as bëhet fjalë që disa lojtarë të ekipit të luajnë në bazë të një plani alternativ sepse menjëherë përjashtohen. Fitorja është ose e të gjithëve ose e asnjerit.

Me një fjalë brenda një skuadre nuk ka individualitet veçse nën vëzhgimin e trajnjerit, nuk ka alternativa, por unitet të çelniktë në emër të fitores.

Skuadra është një tjetër metaforë diktatoriale e politikës. Ja mendësitë deritani. Ne nuk i njohim sportet individualiste si pingpongu, tenis, boksi, shahu.

Etiketat e lidhura

artan fuga
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump
Para 15 minutash

Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit
Para 15 minutash

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg
Para 22 minutash

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 38 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 17 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.