Minarolli: A është rastësi që diplomatët e huaj në Shqipëri kanë lidhje me Serbinë?
Ish-ambasadori dhe ish-deputeti Vili Minarolli, në një postim në Facebook, shtron pyetjen se si ka mundësi që në Shqipëri, vendin më proamerikan në botë, ambasadorët vijnë me lidhje familjare me Serbinë.
“Miqtë e mi, a mendoni dhe ju si unë se nuk është rastësi që Kombin më pro amerikan në botë, diplomatet me origjine nga Azia apo ata me lidhje familjare në Serbi kanë punuar dhe punojnë në dëme të miqësisë dhe dashurisë së shqiptarëve për kombin amerikan, popullin amerikan dhe njerëzit e shquar amerikan?”,- shkruan Minarolli.