Ministri Gjerman: Me vjen keq për grekët, zgjodhën qeveri të papërgjegjshme

“Më vjen keq për grekët, qeveria e zgjedhur është e papërgjegjshme”. Këto janë fjalët e rënda që vijnë nga Berlini ditën që në Bruksel po zhvillohet takimi i Eurogrupit ku në qendër të saj është e ardhmja e Greqisë.
Duke u shprehur skeptik për gjetjen e një zgjidhjeje, Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schaeuble ka akuzuar qeverinë e re të Cipras se po vijon negociatat në një mënyrë të papërgjegjshme. “Me vjen keq për grekët, kanë zgjedhur një qeveri të papërgjegjshme. Më duket se për ekzekutivin e ri në Athinë, gjithçka është një lojë pokeri”, ka deklaruar ministri Gjerman gjate një interviste radiofonike.
I pyetur për mundësinë e daljes së Athinës nga Euro, ministri gjerman tha se “kjo nuk është ajo që ne duam, por është në dorën homologut helen Yanis Varoufakis, të marrë një vendim”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?