Ministri grek i Mbrojtjes, Kamenos kërcënon Berlinin me një valë emigrantësh xhihadistë
Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos kërcënon Evropën dhe Berlinin me një valë të re migrantësh, njoftoi revista e përjavshme gjermane ”Der Spiegel”.
Revista u referohet frazave të thëna nga Panos Kamenos gjatë një takimi me përfaqësues të partisë së tij.
“Nëse do ta braktisin Greqinë duhet ta dinë se migrantët do të marrin dokumentet dhe do të shkojnë në Berlin”, ka deklaruar Kamenos.
”Dhe, nëse ndërmjet migrantëve do të ketë edhe terroristë xhihadistë, Evropa, për shkak të këtij qëndrimi ndaj Greqisë, do të duhet të mbajë edhe ajo përgjegjësi”, theksoi Kamenos.