Minoriteti Grek në krah të opozitës së bashkuar
Nga Mihallaq Totokocopullo –
Një rëndësi të madhe në zgjedhjet e një vendi kanë edhe pjesëmarrja e minoriteteve. Në përgjithësi, minoritetet të cilat janë në vëmendjen dhe kujdesin në veçanti të çdo qeverie, janë pro asaj qeverie. Roli i tyre është i veçantë, sepse shërbejnë si një urë miqësie dhe marrëdhënie reciproke, si në aspektin politik ekonomik po ashtu edhe kulturor. Flasim këtu për minoritetin Grek, i cili këtë radhë është rreshtuar në krah të opozitës së bashkuar për ndryshim. Në fakt, ky minoritet gjatë gjithë kohës së qeverisjes së PS ka qenë në opozitë. Trajtimi i tyre nga kryeministri i kësaj qeverie që udhëheq edhe sot, ka qenë shumë i dobët, për të mos thënë armiqësor.
Në një takim që patën PPDNJ me organizatën që përfaqëson minoritetin Grek, Omonia, u ngritën shqetësimet e tyre. Prishja e Kishës Orthodokse në Himarë, jo ditën por natën, ishte një fyerje e madhe jo vetëm për komunitetin Grek Orthodoks, por edhe për myslimanët. Të gjithë e dimë që shumica e familjeve Greke dhe Orthodokse kanë krushqi me njëri-tjetrin fatmirësisht. Ky kryeminister nuk do që ta kuptojë se ekstremet lindin njëri-tjetrin dhe ai duhet të bëjë të kundërtën. Tjetër shqetësim që ngritën ishte pasiguria në shtëpitë e tyre. Gjatë kohës së Berishës, jetonin të qetë dhe çdo shqetësim i tyre shikohej me seriozitet të madh nga vet Berisha. Sot janë të pasigurt në kërkesën më elementare, të qëndrojnë të qetë në shtëpitë e tyre. Hajdutët, por dhe njerëz të ndryshëm, tmerrojnë këta banorë që janë shquar për bujari dhe miqësi. Ata thonë që bëhet me qëllim që të largohen nga tokat e tyre. Shqetësim tjetër janë tokat të cilat ky kryeministër i trajton pa u menduar, me një të rënë të lapsit. Por e vërteta, është që ky kryeministër, është i dëmshëm për të gjithë shqiptarët. Po ndodh shpopullimi i shqiptarëve, për tu zëvendësuar nga të tjerë, që të kujton, pazarin e njerëzve. Ju prish dyqanet. Ju shkatërron shtëpitë, jetën. Një vend me pasiguri ne rritje ,etj etj Mbarë shoqëria kërkon që Shqipëria të eci përpara si gjithë vendet e tjera, ku opozita dhe qeveria ja lëshojnë vendin njëra tjetrës në bazë të llogaridhënies në mënyrë harmonike, duke krijuar një frymë mirëbesimi e cila ndikon direkt në elektoratin poshtë. Ngrohje ftohjet që krijohen nga mendje të nxehta, interesa të ngushta klienteliste, papërgjegjshmëri, krijojnë një qasje te madhe negative, një kundervenie pa logjikë kundër njeri tjetrit. Krijojnë një pasiguri dhe humbje kohe e cila ngadalëson vazhdimisht rrugën drejt Europës.
Por si do të shkojmë drejt Europes, do shkojmë duke treguar vlerat më të mira që kemi dhe qe s’na mungojnë, apo të rraskapitur për ca para që lumturojnë qeveritarët e sotëm. Shqiptaret treguan se kudo ku shkuan shtruan kurrizin dhe punuan për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Kryeministri I fton që të vijnë në vendin e tyre, pa dyshim që nuk jua do të keqen, por ata nuk mund të kthehen kur me një të rënë të lapsit ju prishin shtëpitë, jetën. Nuk mund të kthehen nëse kryeministri është vetëm i një krahu politik, gjë që vlen për çdo kryeministër që do të vijë. Mund të mbushim faqe të tëra për qeverinë e sotme, për korrupsionin, për taksidarët e saj që tmerruan biznesin e vogël, që futën frymën e pasurimit pa djersë, kriminaliteti e vrasësit me pagesë që kanë mbirë kudo, droga pasojat e të cilës i shikojmë përditë.
Lakmia për para të pista ka shpërthyer frikshëm, duke ngjallur tek njeriu kafshën që vret përditë, pa mëshirë, e cila me pas alternohet me politiken, duke u mbështetur, dhe përdorur prej saj, por duke u fuqizuar në vazhdimësi, për ta veçuar këtë vend si delja e zezë kudo. Më pas vjen injektimi i frikës në mbarë popullsinë, e cila kërkon me pafuqinë e saj, të ndryshoj këtë pasiguri të madhe, të krijuar ndoshta në mënyrë të pavullnetshme nga kjo qeveri, por që me mos ndëshkimin e këtyre fenomeneve, ja heq edhe atë pak forcë që i ka lënë shoqërisë për të reaguar, duke e futur në një gjumë letargjik të pandërgjegjshëm. Një shoqëri që nuk ka mundësi të çohet të kritikoje, që nuk thotë asgjë, që nuk bën asgjë , vetëm me urdhër, është vetëm një asgjë. Është koha për ndryshim. Të gjithë urojnë që këto zgjedhje të jenë të drejta, të pa vjedhura, siç ka ndodhur. Shqipëria duhet te gjejë forca te bëjë atë që bënë edhe Kosovaret . Kryeministri jonë duhet të zhvishet nga varësia e forcës së pushtetit. Është koha që të ngrihemi nga rënia . Kapitalizmi nuk të fal, ai nuk është solidar më mëshirën, ecën në bazë të rregullave dhe llogarive të sakta. Perëndimi i fuqishëm, nëpërmjet koncentrimit të bankave, ka formuar një shtet ekonomik rentier, i cili huazon në çdo cep të botës, me ekonomi e ushtri, dhe me një bujari te llogaritur mirë. Kush nuk e kupton dhe respekton këtë llogari, kolonizohet, tjetërsohet për merite të asaj politike që udheheq vendin. Shqipëria është një kafshatë e vogël, një liman i vogël, midis një oqeani të mbushur me peshq të mëdhenj. A do mundemi ta ruajmë limanin për vetë njerëzit të cilët kanë lindur këtu dhe dhanë çkishin mundësi për të mos u larguar?