Mirë se vini në epokën e re të Xi Jinping
Nga Ankit Panda
Gjatë një fundjave, një njoftim i autorizuar nga Partia Komuniste kineze në mediat kineze, njoftoi se Komiteti Qendror i Partisë do të propozonte një ndryshim të kushtetutës së Kinës në Kongresin Popullor Kombëtar të ardhshëm (NPC) për të hequr kufijtë e mandatit presidencial. Kjo hap rrugën për presidentin kinez Xi Jinping për të zgjeruar mandatit e udhëheqjes së tij në Kinë pas vitit 2023, kur ai do të pritej të largohej si president sipas rregullave aktuale. Vendimi vjen disa ditë përpara përfundimit të mandatit të parë presidencial të Xi dhe fillimit zyrtar të mandatit të tij të dytë, i cili do të përfundojë në vitin 2023. Teksti i plotë i propozimit është përkthyer dhe është në dispozicion në uebfaqen gjithmonë të dobishme të NPC Observer.
Heqja e kufijve kohorë të mandatit ishte temë e gjatë e spekulimeve në krye të Kongresit të 19-të të Partisë dhe kështu kur u njoftua, një nga shkaqet kryesore për habinë që shkaktoi ishte se komuniteti vezhgues ndaj Kinës kishte bërë një parashikim të drejtë. (Parashikimet mbi drejtimin e Partisë mund të jenë tejet të vështira nga jashtë). Vendimi, ndonëse disi habitës, është megjithatë i guximshëm. Ai shënon fundin e udhëheqjes së institucionalizuar që u vendos nën Deng Xiaoping dhe bën të gjitha bisedimet për “sundimin e ligjit” nën partinë në plenumin e katërt të Kongresit të 18-të të Partisë disi të çuditshëm në retrospektivë.
Në Kongresin e 19-të të Partisë vitin e kaluar, shumë vëzhgues të Kinës kishin vënë re tashmë mungesën e qartë të një pasuesi të Xi Jinping në mesin e anëtarëve të Komitetit të Përhershëm të Politburos të sapozgjedhur. Për më tepër, fushata masive anti-korrupsion e Xi-së, vazhdimi i propagandës shtetërore dhe akumulimi gradual i titujve, përfshirë të komandantit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit, ka kohë që ka sinjalizuar se ai nuk është president i zakonshëm kinez në formën e Hu Jintao apo madje Jiang Zemin.
Edhe përpara eliminimit të kufijve në mandat, miratimi i ruajtjes së teorisë së tij politike, “Mendimi Xi Jinping mbi socializmin me karakteristikat kineze për një epokë të re” – në Kongresin e 19-të të Partisë, tregoi se për aq kohë sa Xi mbetet gjallë, ndërsa Mao dhe Deng, të vetmit udhëheqës të tjerë kinezë me teori të njëjta të epokave respektive, mbetën të vdekur, Xi do të mbretërojë në supremaci.
Që nga momenti që Xinhua publikoi për herë të parë se NPC do të ndërmerrte një ndryshim në dispozitën e kufijve të mandatit, nuk ka asnjë konsensus të vërtetë midis analistëve lidhur me atë se çfarë kjo mund të sjell si pasojë për trajektoren afatgjatë të Kinës. Të gjithë pajtohen se kjo lëvizje sinjalizon forcë të jashtëzakonshme politike ndaj personit të Xi Jinping, por nuk pajtohen se si kjo mund të ndikojë në stabilitetin afatgjatë të Kinës.
Ekziston edhe pyetja se pse është e domosdoshme një afat i kufizuar për presidencën. Me një teori empirike të ruajtur në kushtetutën kineze, Xi mund të ishte në gjendje të tërhiqej i qetë duke ruajtur forcën e madhe fraksionale brenda aparatit të Partisë për vite siç kishte bërë për shembull Jiang Zemin. (Për një qasje më të plotë sesa Jiang, Xi mund të kishte mbajtur edhe titujt e sekretarit të përgjithshëm të partisë dhe kryetarit të Komisionit Qendror Ushtarak Qendror).
Në vitet e ardhshme, ne do të shohim se çfarë do të vijë nga ndryshimi i etur i Xi-së për ndryshimin e institucionalizimit të Deng. Ndoshta kjo nuk është asgjë më shumë se një kapje e pushtetit nga një udhëheqës i uritur për pushtet, paranojak në perspektivën e kundërshtarëve të tij për të bërë më mirë sesa ai dhe duke kapur frenat e shtetit dhe aparatit partiak, për të shmangur nënshtrimin ndaj opozitës. Në këtë histori, rritja e Xi-së është e lidhur negativisht me stabilitetin e Partisë.
Ose ndoshta Xi me të vërtetë e sheh konsolidimin absolut të pushtetit si një e keqe e domosdoshme për të ndjekur reformën e madhe – duke ndihmuar Kinën të përshtatet me një model të shekullit të 21-të të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe shkëputjen e sektorit të ndërmarrjeve shtetërore jashtë kontrolleve. Në këtë histori, konsolidimi diktatorial i Xi-it mund të jetë një ilaç i nevojshëm i hidhur për një tranzicion të vështirë nga një Kinë në rritje drejt superfuqisë së ardhshme të botës.
Ajo çfarë është pa dyshim e jashtëzakonshme është që Xi ka konsoliduar një forcë të jashtëzakonshme në një kohë kur Kina është më e fuqishme – në terma absolutë dhe relativë ndaj Shteteve të Bashkuara – se kurrë. Me rinovimin kombëtar dhe “ëndrrën kineze” në mendjen e tij, Xi do të jetë më i lirë se kurrë për të trajtuar tërësisht të gjitha elementet e shtetit dhe shoqërisë së Kinës në mbrojtje të interesave thelbësore të vendit.
E gjithë kjo mund të sjellë dobësi për stabilitetin në dhe përreth rajonit të Azisë dhe Paqësorit. Nëse pesimistët janë të saktë dhe vendosmëria e Xi-së për të qëndruar në zyrë përtej vitit 2023 pasqyron dobësi, ai mund të shohë të arsyeshme që t’i demonstrojë nacionalistëve të Kinës se ai është ai që do ta rikthej vendin në madhështi duke marrë rreziqe më të mëdha jashtë vendit.
Vlen të përmendet gjithashtu se eliminimi formal i kufijve të mandatit vjen në një kohë kur administrata Trump ka hequr dorë nga pikat normative të bisedimeve me Kinën në një nivel të lartë, duke demonstruar në Kinë se interesimi i SHBA-ve për demokracinë dhe sundimin e ligjit mund të ketë qenë një mjet cinik për të kundërshtuar sistemin kinez gjatë gjithë kohës, në vend të një manifestimi të vlerave të lidhura ngushtë. Aty ku Shtetet e Bashkuara mund të kishin përdorur një herë legjitimitetin e tyre demokratik për të hedhur kurthe mbi konsolidimin diktatorial të Xi-së, nuk ka gjasa ta bëjnë këtë nën Trump, duke i dhënë Kinës dorë të lirë.
Cilado qoftë trajektorja nga këtu për Kinën, nuk ka dyshim se do të dëshmojmë një pikënisje të rëndësishme në NPC-në e ardhshme. Vetëm koha do të tregojë nëse jemi dëshmitarë të fundit të fillimit të rritjes së Xi Jinping-it, apo nëse ky është fillimi i një fundi, me vendimin për të hequr kufijtë e mandatit dhe duke sjellë eventualisht një tejzgjatje Ikariane nga një udhëheqës veçanërisht ambicioz./The Diplomat – Lexo.al/