Mjeku që kuroi Ramën nga plagosja në ’97, sot përballë tij

 

Mjeku i njohur Tritan Kalo, i cili ka dalë në krye të bluzave të bardha që kundërshtojnë testimin, ka një histori njerzore shumë të fortë me kryeministrin qeverinë e të cilit po kundërshton sot me forcë. Në vitin e largët 1997, kur persona të panjohur e goditën ramën me levë duke e përgjakur keqas, Kalo qe një nga mjekët që u kujdesën dhe i qëndruan mbi kokë. Pikërisht këtë episod të 18 viteve më parë ka kujtuar Tritan Kalo në një postim në Facebook. Ai ka gjetur një intervistë të vjetër të Ramës i cili atëhere e quante kalon dhe kolegët e tij "profesionistë".Dhe pasi boton këtë fragment interviste nga Koha Jone e 6 shkurtit 1997, Kalo pyet: a kanë nevojë profesionistët për testim? Ja cka shkruar rama atëhere:

“I falënderoj përzemërsisht mjekët, veçanërisht njërin prej tyre, fqinjin tim të vjetër Tritan Kalo, përkujdesjen e përditshme të të cilit nuk gjej fjalë për ta çmuar.

Përfitoj nga rasti të shpreh admirim e respekt të thellë për humanizmin dhe kurajën e madhe me të cilin këta profesionistë të zotë, që rasti i solli t’i njoh, nderojnë misionin e tyre fisnik, duke sfiduar gjithfarë sëmundjesh e plagësh njerëzore në kushte skandaloze të spitalit të kryeqytetit.” (Intifada Shqiptare” ose Revolta e Dëshpërimit. Intervistë me Edi Ramën, “Koha Jonë” datë 6 shkurt 1997). Doktori i njohur e ka shoqëruar postimin edhe me një foto me kryeministrin bashkë me faksimilen e gazetës.

SHKARKO APP