Moda më e fundit: Bleva një ishull grek

Shtëpia ime, makina ime, varka ime- këto ikona të mirëqenies personale vlejnë jo vetëm për kursimtarët e klasës së mesme, por edhe për ata që janë pjesë e listës së Forbës si njerëzit më të pasur në botë. Vetëm se ata kanë edhe tjetër fjalor: jahti im, avioni im, kështjella ime.

Kohët e fundit është në modë një tjetër status i simbolit: ishulli im grek.

Pasanikët nga SHBA, vendet arabe apo Rusia janë turrur për të blerë një parajsë të vogël në detin Jon apo Egje.

Arsyet për blerjen janë të ndryshme, disa duan një vend të përshtatshëm për të pushuar larg vëmendjes, të tjerët duan të investojnë në turizëm.

Pengesa për të blerë një ishull ëndrrash janë shumë më të vogla tani.

Kushdo që do mund të blejë fjala bie për 1.6 milionë euro një ishull të vogël. Kush nuk i ka paratë, mund të përdorë edhe modelin leasing. Qeveria greke ka disa ishuj në ofertë dhe përpiqet që t’ju ndihmojë në këtë rrugë.

Kush do që të blejë një ishull grek duhet të ketë parasysh këto gjëra. Eksperti Stamoulis Makris, i cili ka 30 vite në këtë biznes, ka dhënë këto këshilla për Spiegel.

Sa ekskluziv është klubi i pronarëve të ishujve?

Nëse doni të përfshiheni në këtë klub duhet të dini se janë në total 6 mijë ishuj. Qindra prej tyre janë të banuar, shumë prej tyre në pronësi familjesh të pasura. Një dyzinë prej tyre janë në ofertë. Për blerje duhet të drejtoheni në disa prej agjencive të mëdha, të specializuara në këtë fushë, me një klientelë të zgjedhur. Në mesin e pronarëve të ishujve grekë janë aktori Johnny Depp, investitori amerikan Warren Buffett ose Jekaterina Ribolovleva, vajza e oligarkut rus, Dimitrij Ribolovleva.

Kujt i përkasin ishujt?

Duhet të keni parasysh se është pronar i vërtetë i një ishulli grek ai që ka certifikatën e pronësisë që nga viti 1874. Nëse ishulli është i pyllëzuar, Shërbimi Pyjor mund t’ju ndihmojë të shmangi procedurat e gjata përpara gjykatave. Nëse pronari ka certifikatën e duhur dhe nuk ka asnjë konflikt me shtetin, ai mund ta shesë ishullin normalisht si çdo pasuri tjetër të patundshme.

Sa kushton një ishull grek?

Çmimet variojnë nga madhësia. Në vitin 2013, Jekaterina Ribolovleva pagoi 158 milionë dollarë për ishullin Skorpios, dikur në pronësi të familjes Onasis. Për krahasim, Warren Buffett pagoi 15 milionë euro për ishullin e tij. Shanset tani janë akoma më të mirë. Disa oferta parashikojnë një ulje në çmim deri në 1.3 milion euro. Kjo është pak a shumë sa një banesë në disa prej lagjeve të shtresës së mesme në qytetet e mëdha europiane.

Po ishujt e pabanuar, që i përkasin shtetit?

Në këtë kategori përfshihen shumica e ishujve grekë. Dhe mund të bëhen më shumë. Kjo sepse shteti ka të drejtën e blerësit të parë.

A mund të shesë shteti ishujt e tij?

Jo, një ligj i vitit 2013 ia ndalon këtë. Por mund të japë me qira.

*Spiegel

SHKARKO APP