Mos ia përgënjështroni “listën” Berishës!

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka derdhur gjithë talentin e tij për të hartuar një listë që ai mendon se qeveria e përgjon. Lista është ashtu si Berisha e kishte në kohën që ishte në pushtet. Shërbime perëndimore që e dekonspiruan në atë kohë Arben Imamin duke përgjuar diplomatw, politikanë dhe gazetarë, i dorwzuan Prokurorisë dhe një dosje me dokumenta. U verifikua ku e ka blerë në Izrael, Arben Imami aparatin dhe si e ka futur pjesë-pjesë në Shqipëri pas 21 Janarit, por Llalla i la gjysëm hetimet.

Ajo që tani Berisha ka bërë sot, është thjesht ajo që bën me çdo gjë që ka bërë vetw, kur ishte në pushtet. Fjala vjen, kontrollonte gjithçka i biri i tij, që nga tenderat e deri tek tokat në bregdet, tani doemos duhet gjetur një “Zen” tjetër, dhe ka caktuar Olsin. Duhej marrë nga çdo tender një përqindje në atë kohë nga Familja e tij, dhe tani merr çdo do ditë listën e prokurimeve publike dhe u vë gjoba biznesmenëve, duke u përmendur emrin si të korruptuar, pse marrin tendera. Në mendjen e tij të sëmurë mendon se ato që merrte ai, tani i merr dikush tjetër. Në këtë pike, kështu ka vepruar dhe me përgjimet e supozuara. Thjesht ka menduar kë do përgjonte ai, po ta kishte prapw atë aparatin e Imamit, dhe ka bërë një listë, nga e cila mëson më shumë se çmendon Berisha, se sa kë përgjon Tahiri. Lista është produkt i vizionit të tij se kush duhet të përgjohet dhe tregon në një farë mënyre një farë rëndësie që ai u jep personazheve brenda PD dhe PS.

Ka caktuar brenda PD personat më besnikë të Bashës në mënyrë instiktive, dhe ka përjashtuar nga “përgjimi” i famshëm, ata që janë kundërshtarë të Bashës. E vetmja gjë instiktive që ka funksionuar, është se ka përjashtuar dhe një tufë deputetësh të tij budallenj, që e di që nuk harxhon njeri kohë t’i përgjojw. Brenda PS është përpjekur të bëjw diversion sa mundet. Ka zgjedhur disa përfaqësues të gardës vjetër të PS dhe Erion Veliajn. Nga struktruat e shtetit ka përzgjedhur gjithë besnikët e tij në detyrë. Një mijë herë ta pyesësh Berishën se kush duhet përgjuar, ai këtë listë do të thotë, se këtë listë ka pasur. Pra, kjo është një listë që skanon më shumë trurin e Berishës, se sa diskun e aparaturës së përgjimit.

 E vetmja gjë që duhet bërë, është të mos përgënjeshtrohet kjo listë. Të mos i kthehet përgjigje, jo në sensin që nuk duhet marrë seriozisht, por për t’i krijuar atij idenë se kështu mund të ketë ndodhur. Kjo mund ta mërzisë vërtetë, mund ta dëshpërojë dhe ta ligështojë, pasi do të fillojë të besojë se dhe këta mendojnë njësoj si ai dhe nuk i ka mirë punët. Duhet lënë t’i rritet paranoja dhe pak nga pak të besojë gënjeshtrën e vet. Do të jetë shumë argëtuese të mos thuhet as “po” as “jo”, por t’i çohen sinjale se është e vërtetë. Kjo do ta bëjë të ndihet keq, dhe pak nga pak të fillojë të mendojë se këta mund të jenë po aq të rrezikshëm sa ai në këtë histori dhe mund t’i prishin punë. Vetëm se ndonjë ndryshim duhet bërë në listë. Për shembull të shtohet fakti që është përgjuar Shkëlzeni, bisedat me të dashurën, ku i ka çuar paratë dhe ku po i investon, a është trembur nga skandali i Panama Papers, pse iku në Malibu dhe nuk po kthehet dhe kush e kërcënoi, dhe trillera të kësaj natyre. Kjo do ta argëtojë pak më shumë, pasi “qytetari dixhital” është njeri me mish e gjak, që ndodh që dhe trembet. Por fillimisht mos përgënjeshtroni asgjë. Është e vetmja mënyrë ta shijojmë se si paranoja e një njeriu, për atë që u ka bërë kundërshatërve, mund t’i duket një ditë e vërtetë kundër tij. Është e vetmja gjë që duhet nga kjo qeveri, e cila në fakt duhet ndëshkuar përse nuk e ka përgjuar këtë njeri dhe banditët e familjes së tij të zhytur në krim.

Të paktën ta trembi e t’i thotë “të kemi përgjuar”!

SHKARKO APP