Mos prisni të numuroni lekët pas Vjenës
Nga Mero Baze
Kancelarja gjermane Angela Merkel, duket se po ja del të hedh themelet e një projekti serioz për ta bërë Ballkanin një rajon i cili të harxhoj energji për tu përgatitur për Evropën dhe jo si një rajon që harxhon energji për luftë mes vetes. Deklarata finale e Samitit të Vjenës, që i përkushtohej shkëmbimit mes të rinjëve në Ballkan dhe projektet e përfolura për financim për rajonin, vizatojnë një koncept të qartë, se cfarë prioritetesh ka rajoni, për t’u përgatitur si rajon që do ti bashkohet Evropës.
Investimi tek harmonia mes brezave të rinj në rajon, shkëmbimi kulturor i tyre dhe shkriftërimi i një toke të ngrirë nga nacionalizmi dhe përgjakjet, thuajse fisnore, është një investim serioz.
Po aq serioze është angazhimi financiar i BE i cili parashikon rreth 600 milion euro ndihmë për infrastrukturën e energjisë elektrike dhe rrugëve dhe një fazë e dytë që shkon në 7 milard euro për infrastrukturën dhe zhvillimin që synon celjen e së paku 200 mij vendeve të punës sipas medies gjermane .
Shqipëria, Serbia, Mali i Zi Kosova dhe Maqedonia, janë pesë shtete me problemetika të përbëshkëta, por dhe specifike.
Të gjitha vendet kanë korrupsionin në nivel të lart, kryejnë reforma formale vetëm në letër dhe kanë një tendencë të kapjes së shtetit nga mafia.
Të gjitha deklarohen se duan të shkojnë në Bashkimin Evropian, por atë më shumë se sa si destinacion standartesh, e shikojnë Bashkimin Evropian, si automat banke, nga ku mund të nxjerin ndonjë lek.
Mes tyre Serbia është vendi për të cilin Bashkimi Evropian, ka më shumë interes, pasi është vendi ku ëshët dhe hezitimi më i madh i qytetarëve për të mbështetur orientimin evropian. Shqipëria dhe Kosova kanë përqindjen më të lart të dëshirës për tu orientuar nga Evropa, por dhe problemet më të mëdha ekonomike dhe kapje të shtetit nga korrupsioni.
Mal i Zi dhe Maqedonia drejtohen nga dy lider autoritarë, që e kanë situatën nën kontroll dhe e kanë raportin me BE, si raport me pushtetin e tyre. Nëse rruga drejt i BE i lë në pushtet ata avancojnë, nëse i rrezikon ata stopojnë.
Kështu që dhe problematika e Brukselit për të mbajtur të bashkuar vendet e Ballkanit perëndimor, në rrugën drejt Bashkimit Evropëon, është e komplikuar. Fakti që BE po investon për të ardhmen e këtij procesi, duke u foksuar tek të rinjtë dhe infrastruktura, do të thotë se rruga është e gjatë dhe se kjo klasë politike ka për detyrë vetëm të mos i ndryshoj tendencën rajonit. Pra liderët aktual politikë ta rajonit, për BE shikohen si aktorë të cilët duhet të mos i hapin telashe BE, por jo si njerëzit që do ti cojnë vendet e tyre në Bashkimin Evropian
Shpejtësia e itnegrimit do të varet nga shpejtësia me të cilën do të shkrifërohet rajoni i traumatizuar nga konfliktet e brendëshme dhe nga mënyra se si vendet do të plotësojnë axhendën evropiane, që është e ndarë për secilin shtet. Projektet e infrastrukturës janë më shumë si një salcice që u zgjasin për ti mbajtur të lidhur pas qerres së Bashkimit Evropian , ndërsa ndihmat e dhëna për refugjatët ishin simbiolike, sa për të mos thënë që BE e injoron këtë situatë.
Në këto kushte liderët aktualë të rajonit, që kanë fatin të startojnë këtë proces janë të lirë të bëjnë humor si Rama, gola si Gruevski, apo moderacion si Vuçiçi. Detyra e tyre kryesore është vetëm të mblidhen bashkë dhe të mos grinden. Të tjerat vijnë më pas. Iniciativa Merkel, është investim për të bërë nxemjen e aktorëve politik të Ballkanit, për t’u mësuar me njëri tjetrin dhe idenë e të shkuarit në Evropë. Nga ana e tyre të gjithë ata e duan këtë për të forcuar pushtetin dhe pozitat në vendet e tyre, ndaj dhe duket sikur suksesi apo dështimi i Samitit varet nga parat që kanë siguruar.
Evropa nuk është duke e blerë belanë me lek në Ballkan, që të hedh lekët rrugëve për pushtetet e korruptuara të rajonit. Evropa është thjeshtë duke u dhënë shpresë dhe duke i inkurajuar, të mësohen të mendojnë dhe të sillen si evropianë, para se t’i hynë asaj rruge. Ndaj është mirë të mos numurojnë lekët që shpresojnë të marrin, por problemet që kanë për të zgjidhur.
TEMA