Mustafa Nano: Vendimi për përjashtimin e Tom Doshit më lehtësoi

Mustafa Nano thotë se kritikat e Tom Doshit i ishin dukur normale dhe madje të lezetshme muaj më parë.

Por, deklaratat e fundit të Doshit, sipas Nanos, e bënë të mendonte se Rama mund të ishte i shantazhueshëm.

Për këtë arsye, sipas Nanos, vendimi për përjashtimin e Doshit e lehtësoi, pasi tregoi që Rama nuk është i shantazhueshëm.

Tom Doshi ka bërë disa kritika në të shkuarën që mua m’u dukën qasje normale dhe të lezetshme.

Por, së fundmi deklaratat e tij më ligështuan, duke menduar që kryeministri ynë është peng dhe i shantazhueshëm.

Vendimi i djeshëm më lehtësoi”, ka thënë Nano në emisionin “Shqip të Rudina Xhungës.

SHKARKO APP