Mustafa Nano: Vlerësoj Gjergj Bojaxhiun, por Veliaj do të jetë kryebashkiaku i ri i Tiranës

 

Mustafa Nano thotë se Erion Veliaj do të jetë kryebashkiaku i ri i Tiranës.

Sipas tij, Veliaj është favorit ndaj kandidatëve të tjerë.

Nano ka thënë se ka inkurajuar Gjergj Bojaxhiun të kandidojë në Tiranë, por ai thotë se Veliaj është favorit në këtë garë.

I pres me gëzim këto kandidime, sepse ngjyrosin fushatën, por për mua kryetar bashkie ka për të qenë Erion Veliaj.

Është shpejt për ta thënë, por kështu mendoj unë.

Kam inkurajuar Gjergj Bojaxhiun që ta bëjë këtë, pra të kandidojë, sepse është njëri prej politikanëve që ka dalë prej politikës shqiptare i pabaltosur.

Gjergj Bojaxhi do të marrë vota edhe majtas për mua, sepse ka pasur një profil shumë teknik brenda PD-së”, ka thënë Nano për “Top Story”

SHKARKO APP