Napoleoni më shumë preferonte të pushtonte Rusinë se dhomën e Josephine-s

 Në pronësi 39 pallate

Megjithëse Napoleon-i ka marrë meritat për zbulimin e Legjionit të Nderit, pak njerëz e dinë që ai e ka krijuar edhe Brigadën e parë Franceze të Zjarrit, apo zjarrfikësit, apo që ia prezantoi dritat e rrugës Maltës. Në lartësinë më të madhe të fuqisë së tij Napoleon-i kishte në pronësi 39 pallate, disa prej të cilave nuk i vizitonte asnjëherë. Madje ai konsiderohej një figurë përbindëshi në Britani, megjithatë poeti Keats kishte një kuti burnoti me portretin e tij në të, Bajroni kishte ndërtuar një replikë të karrocës së tij dhe Lordi Melbourne, kryeministri, shkruante poema për të. Kura e Napoleon-it për hemorroidet ishte vendosja e shushunjave në trup të tij. Ai ishte qartësisht një person i guximshëm. ‘Unë jam revolucioni!’, kishte thënë Napoleon-i dhe libri i Roberts-it e mbështet këtë. Pas disa fitoreve të tij ushtarake ai kishte thënë:  ‘Nuk jam më një gjeneral i thjeshtë, por një burrë i thirrur për të vendosur fatin e popujve’. Ai thirrej me dashuri nga trupat e tij ‘tetari i vogël’. Napoleon-i ishte një forcë e vërtetë e fatit, megalomania e tij ishte një shije paraprake e Hitler-it. Roberts, sidoqoftë, mundohet të na bëjë të pëlqejnë arritjet më humane të Napoleon-it. Ai shfuqizoi inkuizicionin dhe rregulloret anti-semitike, si dhe largoi praktikat feudale dhe ndalimet në treg të imponuara nga esnafët, për shembull.

 Mbrojtja e qytetarëve me ligj

Duke insistuar në barazinë para ligjit në veprimet civile dhe kriminale, Napoleon-i ngriti legjislacionin për të mbrojtur qytetarët nga arrestimi arbitrar. Ai mbrojti të drejtat pronësore dhe dekretet e trashëgimisë. Ai jepte paga, kushte dhe pensione më të mira për ushtarët. Ai themeloi një sistem edukimi të bazuar në merita e jo në privilegjet e lindura. Gjithçka në rregull, por për Napoleon-in, lufta ishte elementi i tij i preferuar, jo një dhomë legjislative apo dhomë komiteti. Ai asnjëherë nuk ishte më i mërzitur se kur i tregonte Josephine-s: ‘Armiqtë e mi janë mposhtur, shpartalluar e dërrmuar’. Ai nuk e pëlqente shumë Parisin, një vend që sipas tij ishte mbushur me korrupsion, pabesi, zemërthyerje, keqbërje sekrete dhe potencial për turpërim të thellë’. Si një kadet ushtarak, ku ai kishte shkëlqyer në matematikë dhe balistikë, Napoleon-i e mësoi artin e musketerisë, përdorimit të armëve dhe artin e kalorësisë. Herët në jetë ai formoi një besim të fortë në virtytet e forcës brutale. ‘Një person nuk mund të qëndrojë tre minuta pa barot të armës’, ishte filozofia e tij dhe mësuesit e tij e mendonin si një person të hapur në sjellje, të guximshëm, me iniciativë e madje edhe mizor. Aksioni i tij i parë i madh ishte në Tulon, ku duke vepruar në mënyrë autoritare, me mburrje dhe rekuizim ai e mposhti flotën britanike me topa e llaç. Napoleon-i ishte një gjeneral brigade në moshën 24-vjeçare. Ai vazhdoi të luftonte në më shumë se 60 beteja në Marengo, Austerlic, Jena, Borodino mes tyre dhe Andrew Roberts jep detaje dhe kujtime të Napoleon-it nga secila prej tyre, me harta, diagrame dhe një prozë me shumë qartësi. Po çka nëse 18,000 burra humbën jetët e tyre në një kampanjë? Napoleon-i mund të mbështetej në 50,000 rekrutë të rinj çdo vit. Ai e kuptonte psikologjinë e ushtarit të zakonshëm, nevojën e tyre për këngë, parulla, medalje, gjëra të vogla që ndihmojnë në nxitjen e devotshmërisë dhe sigurojnë gjallërinë e trupave ushtarake. Pjesa më e madhe e kohës së ushtrisë harxhohej duke luftuar dhe riluftuar austriakët, prusët dhe rusët. Napoleon-i ishte një ekspert në kthimin e aleatëve kundër njëri-tjetrit, duke nxitur traktate që më pas do të thyheshin dhe do t’i jepnin atij edhe më shumë arsyetime për luftë. Konflikti i vazhdueshëm siguronte që të kishte një rrjedhje të qëndrueshme të fotografive, statujave dhe mobileve nga qytetet e pushtuara duke u kthyer për Paris, për Luvër.

 Në Spanjë për të vjedhur anije

Napoleon-i e pushtoi Egjiptin për të aneksuar Perandorinë Otomane dhe për të dëmtuar tregun britanik në regjion. Ai shkoi në Spanjë për të vjedhur anijet e tyre me të cilat kishte planifikuar të pushtonte Anglinë, që ishte si për Hitlerin, një ëndërr e kamotshme e parealizueshme. ‘Njerëzit e mirë dhe të shëndetshëm duhet bindur me mjete të buta’, thoshte ai. Si e kuptojnë diktatorët përgjatë historisë, taktikat e terrorit funksionojnë më së miri. ‘Gjakderdhja është në mesin e përbërësve të medicinës politike’, besonte ai. Ai përdorte topa të vegjël mbi civilët dhe urdhëronte masakra e djegie të fshatrave. Ishte politikë e Napoleon-it që të ekzekutonte banorët me ndikim duke kërkuar gjithmonë që të paktën një prej tyre të ishte avokat. Me këtë do të pajtoheshim shumica prej nesh. Në një qytezë që e pushtoi ai në Lindjen e Mesme, ai madje u trondit paksa nga tingulli i të shtënave, britmat e femrave dhe baballarëve, grumbujt e trupave të pajetë, një vajzë që po dhunohej mbi kufomën e nënës së saj, aroma e gjakut dhe rënkimet e të lënduarve. ‘Megjithatë, me çfarë mënyre tjetër sigurohet qetësia?’, mendonte ai. Një lloj drejtësie poetike erdhi në Xhafa. Francezët morën murtajën nga banorët lokalë. Ushtarët ishin mbushur me shkumë dhe me ënjtje të neveritshme në trup. Marshi në Moskë dhe tërheqja pasuese në temperaturat nën zero është një tjetër episod i tmerrshëm, që ia kujtonte atij përshkrimin e ferrit nga Hieronymus Bosch, të cilit Roberts-i i jep një tretman të plotë Tolstoian. Në Borodino, 60,000 gjyle topi u shkrepën. Menjëherë pati 43,000 të vdekur dhe 140,000 vdekje të mëvonshme si pasojë e lëndimeve dhe sëmundjeve, statistika të cilat do të mbeteshin rekord deri në Luftën e Parë Botërore. Për ta vënë në perspektivë këtë, Roberts thotë që kjo ishte sikur një aeroplan i llojit ‘Boeing 747’ të rrëzohej çdo pesë minuta brenda dhjetë orëve, pa ndonjë të mbijetuar, në një zonë prej 1553 hektarë. Një çerek milioni kuaj u morën në aventurën ruse, 10,000 prej të cilëve ngordhën qysh në javën e parë nga kombinimi i dehidrimit dhe një diete të barit të lagur. Napoleon-i vetë i ndërronte nga pesë kuaj në javë duke i lodhur ata shumë shpejt pasi rrëzohej nëpër grykat e ngushta të luginave. Nuk është çudi që kishte hemorroide.

 Cinizmi i Napoleon-it për femrat

Ishte e qartë për të gjithë që Napoleon-i kishte një ambicie plot zell e zjarr dhe që një ditë ai do të bëhej udhëheqës i plotë i Francës, nëse jo Evropës e tërë botës. Pasi u zgjodh si Konsull i parë më 1799 ai shumë shpejt u bë Konsull i Parë përjetë e më pas Perandor. Kostumi i tij në kurorëzim përfshinte edhe një kurorë ari prej gjetheve të dafinës që kujtonte Romën Antike. Ashtu si edhe Louis-i  XVI ai mori rezidencën në Tuiler, kopshtet e famshme në afërsi të Luvrit dhe punësoi shërbëtorë me shfaqje të dinjitetit dhe shfaqje të pasurisë. Faturat e fustaneve të gruas së tij Josephine-s ishin më të mëdha se të Marie Antoinette-s. Napoleon-i nuk ishte një gjeni aq taktik me miket e tij femra. Dashnorja  e tij e parë ishte Desiree-ja 16 vjeçare, vajza e një milioneri të tekstilit të vdekur. Refuzimi që ia bëri ajo kontribuoi në cinizmin e tij të thellë për femrat dhe vetë dashurinë. Josephine, ose Kontesha Marie Jospeph rose Tascher de la Pagerie, kishte dhëmbë të nxirë si rezultat i konsumimit të tepërt të sheqerit të papërpunuar si fëmijë në Martinik. Kritikët e quanin atë një prostitutë lajkatare dhe Napoleon-i mendonte që ajo ishte mendjelehtë, kapriçoze dhe marramendëse, prandaj u martua me të më 1796. Nuk ishte një romancë e madhe e legjendës. Napoleon-it nuk i pengonte që ajo kishte dashnorë, madje një të tillë e gjeti menjëherë pas martesës së tyre. Ai rrallëherë ishte në shtëpinë e tyre në Paris, pasi  preferonte më shumë të pushtonte Rusinë se dhomën e saj të gjumit. Pas mposhtjes nga Uellington-i në Uaterlu, më 1815, Napoleon-i dëshironte të vendosej SHBA ku padyshim ai do të fillonte përsëri nga fillimi. Në vend të kësaj ai u dëbuar rreth 7000 km larg, në ishullin e lagësht të Shën Helenës, ku kishte aq shumë lagështi sa letrat e tij të lojës ngjiteshin bashkë nëse nuk mbaheshin në furrë, një nga detajet tipike të vogla që e bëjnë librin e Roberts-it një kënaqësi epike. (Kosova Sot)

SHKARKO APP