NASA pritet të dërgoj njerëz në Mars në vitin 2033

 

NASA mund të dërgoj një skuadër në orbitën e Marsit në vitin 2033 kurse astronautët e parë do të zbarkojnë në planetin e kuq në vitin 2039, thotë një raport i ri i agjencisë.

Shoqëria planetare ka analizuar fizibilitetin dhe shpenzimet e misionit kështu që është vendosur që hapi i parë për misionin në orbitën marsiane të ndërmerret në vitin 2033 kurse skuadra e parë e astronautëve që do të zbarkojnë në planetin e kuq të jetë viti 2039. Raporti i ri thotë se misioni i përshtatet buxhetit për gjurmime në hapësirë të NASA-s, transmeton Express një raport të Daily Mail.

Nasa mund t’ja del që të dërgojë astronautët amerikan në orbitën e Marsit më 2033 kurse më 2039 ata do të mund të zbarkojnë në sipërfaqen e planetit të kuq.

Shoqëria planetare ka analizuar fizibilitetin dhe shpenzimet për të dërguar një mision në orbitë dhe në hënën e Marsit Phobos më 2033, e cila skuadër do të mund të zbarkonte në këtë planet në vitin 2039.

Është ardhur në konkludim se për një plan i tillë i përshtatet burimeve dhe buxhetit për shpenzime të NASA-s – por vendimi është kthyer pas për çështje politike.

“Ne besojmë se tani kemi një shembull për kohë afatgjata, një skemë buxhetore, njerëz përgjegjës për të marrë pjesë në këtë program për Marsin”, tha Scott Hubbard, profesorë pranë Universitetit të Stanfordit në Universitetin e Aeronautikës dhe Astronomisë si dhe anëtarë i bordit të drejtorëve në Shoqërisë Planetare.

“Ky trajnim (punëtori) ishte një hap i rëndësishëm për të ndërtuar një komunitet rreth shumë grupeve të interesit për të gjurmuar dhe për të dhënë fakte shkencore për Marsin”. CEO i Shoqërisë (një ish prezantues shkencor në TV), Bill Nye ka thënë: “Të dërgosh njerëz në Mars është më shumë një çështje komplekse se sa dërgimi i tyre në Hënë, apo satelitin e Tokës”.

“Por hulumtimi i hapësirës do të bëj që ne të japim maksimumin. Duke arritur konsensusin për të drejtën tonë për të vendosur misione, ne mund të dërgojmë njerëz në Mars pa e thyer bankën”.

Në punëtori kanë marrë pjesë 70 persona ku kanë diskutuar fizibilitetin teknik, komoditetin dhe benifitet për një orar të propozuar për dërgimin e njerëzve në orbitën e Marsit apo eventualisht në sipërfaqen e planetit, duke përdorur një plan të detajuar që nuk është krijuar nga Shoqëria Planetare, por është propozuar si një raport i ndarë i bashkëkrijuar nga Laboratori NASA Jet Propulsion.

Punëtoria “ka ardhur në një konsensus” për të diskutuar disa pika kryesore, përfshirë një mision në orbitë që do ti paraprijë misionit me njerëz në sipërfaqen e Marsit, dhe një shpenzim mesatar i pavarur tregon se ky program është i përballueshëm për buxhetin e NASA’s, duke llogaritur këtu rolin udhëheqës të agjencisë në Stacionin Ndërkombëtarë të Hapësirës. Misioni në orbitë do të bëhet më 2033 dhe shihet si një hap krucial për këtë plan, nëse krahasohet më misionin Apollo 8, i cili u dërgua rreth orbitës së hënës para se njerëzit të zbarkonin në sipërfaqen e satelitit tonë.

Misioni për në orbitën e Phobos mund të zgjat përafërsisht 30 muaj, me 9 udhëtime në rrugë të kombinuar dhe 12 muaj në orbitë, tha një penalistë.

Anëtarët e skuadrës do të jenë në gjendje që të studiojnë Phobosin dhe Deimosin, një tjetër hënë e Marsit, dhe mundësisht të tel-operojnë me robotë në sipërfaqen e Marsit. Paneli thotë se plani i tanishëm do të përdorë anijen kozmike Orion për të dërguar anëtarët e skuadrës nga Toka në Orbit dhe për ti kthyer ata.

“Derisa kushtet për një kohë të Apollos dhe lëvizje si të Kennedit nuk ekziston, ne kemi aftësi të mëdha shkencore dhe inxhinierisë dhe komuniteti politik është i pajtimit që në të dërgojmë njerëz në Mars”, thotë Dr. John Logsdon, bashkudhëheqës dhe profesor emeritus pranë Institutit për Politika Hapësinore pranë Shkollës Elliot për Marrëdheni Ndërkombëtare më bazë në Universitetin George Washinton.

“Ne besojmë që pikat e konsensusit janë arritur gjatë kësaj punëtorie dhe ne mund të hedhim hapat për të arritur në Planetin e Kuq”.

Punëtoria për “Arritjen në Orbitën e Marsit” ka ndodhur në Washington brenda Shtëpisë së Bardhë.

Logsdon ka thënë se ai mendon që një vendim që ku plan të jetë në fuqi tani “është një problem i presidentit të ardhshëm”. Hubbard thotë se, edhe në të kaluarën, misionet e Marsit kanë qenë të kufizuara për shkak të sfidave shkencore dhe teknologjike, por tani ky nuk është një rast për t’u shqyrtuar.

“Në të kaluarën, kur është vënë në pyetje dërgimi i njerëzve në Mars, në diskutim kanë ardhur citimi i një morie pengesave kryesore: tani kemi sistemet biometrike që vetëm sa janë lansuar”, tha ai. “Sa për të sotmen, mendoj që këto rreziqe ose janë reduktuar apo janë minimizuar kështu që tani mund të thuhet se problemi kur te fillohet me projektin është më shumë politik sesa problem shkencor”.

SHKARKO APP