Natasha Lako: Ky shpengim i tepëruar nga rreziku më kujton diktaturën…
Forum E Hënë, 21 Shtator 2020 21:33
Nga Natasha Lako –
Nuk jam une qe po kujtoj diktaturen.As po ma kujton Covid 19. Eshte ky shpengim i teperuar nga rreziku i tij qe duket sikur nuk e veme re, njesoj si benim ne diktature kur denoheshin te tjere.
Nuk mund te them se eshte i plote krahasimi, po ja qe m’u kujtuan ato shetitjet neper rruge, atehere dhe sot nen ndjesine se nuk mund te vdesin te gjithe per se gjalli.
Sepse kushedi sa here merrnin kuptim te plote ato vargjet e kenges ,’duro zemer duro,si duron mali boren”Ishte nje kenge dashurije, por kenga e dashurise te lejon ta perdoresh ku te duash. Edhe ne lufte.Vetem ne dashuri nuk mund te kujtosh kenge dhe as monumente me patllake. Dhe duket se dashuria kete vit mbajti plot guxim nje vere te tere ne kembe.Keshtu kaluam pothuaj shtate muaj, per te hyre ne nje shtate muaj tjeter.Me shprese qe te arrije vaksina deri ne Shqiperi, te pakten per ata qe i besojne shkences dhe mirekuptimeve qe kaperxejne kufinjte.Ne mars, njerezit nuk i nderprisnin dot te puthurat e perqafimet si nje pamundesi per te frenuar nje shprehi qindravjecare dhe nje inerci te pandalshme.Dhe shkruajta per kete.Me vone, ne menyre gati naive fola per shpresen qe mban njeriun me kembe,gje qe ma perforconte edhe lajmi i perdorimit te plazmes se gjakut te atyre qe e kishin kaluar Covidin..Gjithe shpresen per mireorganizim institucional e lashe ne doren e shkencetareve.E ktheva perseri te punonjesit e shendetesise, si e kam edhe sot.
Po kur shoh kete shpengim deri ne moskokecarje ,mendoj se sa shume kane ne dore vete njerezit, per te mos humbur qofte nje njeri me teper.
E di qe jeta nuk pret.
Duroni zemra duroni,si duron mali boren, deri sa te vije nje vaksine. Duket si receta me e thjeshte.
Por edhe me e veshtira
Nje aktor me jeter aktive si Antoni Hopkins , 82 vjecar mund te jape nje pergjigje te ndare pergjysem.,si dyzimi i shqiptareve.Ne jeten reale pranon se gati po cmendet nga izolimi ne shtepi per me me shume se shtate muaj. Ne jeten artistike i ka mbetur edhe batuta e nje filmi ku luan rolin e nje babai stoik qe ka humbur nje nga djemte e tij ne lufte : “Kush shkon ne lufte edhe mund te vritet.”
Dhe te gjithe shqiptaret me duken si te dorezuar pa kushte.Me ndodh te bej nje udhetim kete fund jave nga Pogradeci ne Fier.Askund distancim fizik, me perjashtim ne institucione ,ku njerezit nuk kane se si te mos i binden disiplines se vendosur.Atje ku jane te lire, asgje. Asnje maske punonjesit e benzinatave te cilat i kane njerezit me te fuqishem te ekonomise shqiptare, te paret qe duan qe puna t’u shkoje lume.Ashtu si duan te gjithe me pas.
Por kjo eshte nje beteje qe askush nuk shkon me vullnetin e vet.
Atehere pyes vehten, perse te pakten neper rruge shumica e njerezve nuk mbajne maska.Dhe a mundet qe kjo terheqje taktike mbrojtese, ne te cilen ndodhet gjithe njerezimi,te zevendesohet ne nje vend mikrospoktik te saj ne dorezimin ndaj fatit.
Duket sikur vendimi eshte po aq kolektiv .Ndoshta si instikt mbrojtes dhe forcim imuniteti nepermjet nje humori te mire.
Ne kafene gjysem te mbyllura asnje maske.Pa le ne stacione dhe ndalesa,ku shfaqen pika sherbimi. Te mendosh se jemi para votimeve dhe druhemi t’i lendojme njerezit me respektim te masave mbrojtese ,eshte shume shpejt. Mjafton te jene me maska policet e patrullave, te vetmit qe ”rrezikojne”me sa duket ose mbrojne publikisht. Dhe vera qe nuk ka mbaruar te le ende pershtypjen e nje feste te madhe, pavaresisht nga masat dhe hapja e sigurt sa mundet e shkollave.Por individualisht, jeta duket qyl. Atehere kam te drejte te mendoj sipas rregulliut te treshit, se nuk respektohet as tjeter gje.Ndoshta as burri as gruaja brenda familjes.Kane plasur aktivitetet kulturore,te pakten ne zona te hapura.Dhe bejme perseri sikur nuk do te vije dimri.
Sipas prognozes me te mire, duhen edhe shtate muaj te tjere,qe te behet e qarte edhe ecuria e vaksinimit.
Dhe ne mes te kesaj perthyerrjeje kohore, vras mendjen te pyes.
Sa njerez mund te shpetohen prej vdekjes se sigurt, po te jemi me te kujdeshem per te mbajtur te pakten distancen e kerkuar qe pothuajse nuk e respekton njeri. Kater apo pese njerez do te mund t’i shpetojne rrezikut, apo qofte nje njeri i vetem? Dhe megjithese stili i pyetjeve tingellon patetik, perseri pyes.
Perse nuk arrijme te behemi me racionale per te rralluar me vullnetin tone te lire ritmin e infektimit , njesoj si ne periudhen kur e kishim te imponuar kaq kolektivisht.Dhe perse i pergjigjemi njelloj kaq kolektivisht me te njejten shkujdesje te ngjashme nje pandemije, kur ajo vete jep nje pergjigje individuale
kontaminimi nga nje i semure ne tjeter .
Periudha me e veshtire kaloi, madje duke mbrojtur edhe nje vere me guximin e normalitetit.U kaperxye edhe faza e pare ekonomike, ne nje vend ku prioritet jane pervec ndertimeve, sherbimet.Maratona mund te jete me e gjate,se sa ajo qe kemi lene pas, perfshire paralajmerimet per valet me te forta te saj, ose parashikimet qe nuk e shmangin te gjithe vitin 2021.
Si qytetare, kemi ne dore vetem uljen sado te paket, te infektimeve masive dhe marredhenie sa me racionale. Nuk kushton gje, qe te perdoret maska. Dhe optimizmi qe sheron ankthin.
Por ndoshta ne vite qe do te vijne ndonje femije qe sot eshte i posalindur,do te kujtohet per te pyetur.Po ju pse nuk e perdoret ate masken e vogel si kudo tjeter ne kete bote.
Ashtu si na pyesin te rinjte e sotem pakuptueshem per ato gjera qe nuk i benim dot ne diktature.Si askund tjeter te pakten ne Europe.
Duroni zemra duroni, si mali qe duron boren. Pini nje kafe me teper ne shtepi, sado qe nuk ka me bukur se prane njeri tjetrit.Dhe jam e sigurt se do te vije edhe Festa e Perqafimit.