Ndërkombëtarizimi i masakrës dhe krimit të zgjedhjeve duhet të paraprijë protestat për mosnjohjen e tyre
Nga Aleks Kapllanaj –
Ndërkombëtarët, ata që jetojnë në vende të lira, jo në Shqipëri, mezi po presin të largojnë Ramën, të cilin e shohin si një Lukashenko dhe Erdogan të Ballkanit.
Ndërkombëtarët që jetojnë në Shqipëri janë të detyruar të pranojnë vetëm pushtetin e radhës.
Pra këtyre të fundit u duhet prezantuar formalisht vendimi i mosnjohjes së zgjedhjeve dhe denoncimi i tyre.
Ndërsa ndërkombëtarët e vërtetë, mjaftojnë dy tri intervista denoncuese të krimit të zgjedhjeve në shtypin kryesor të huaj dhe ata menjëherë deklarohen kundër zgjedhjeve të manipoluara nga rilindja e Ramës, për të cilën ai mund të përjashtohet nga PSE, Partitë Socialiste Europiane për dëmin e pariparueshëm që i ka bërë demokracisë në Shqipëri dhe një precedent i papranueshëm në historinë e demokracive europiane.
Denoncimi kundër krimit elektoral ka dy pika të papajtueshmërisë me rregullat e pluralizmit dhe demokracisë: përdorimi i të dhënave elektronike shtetërore për qëllime politike nga partia në pushtet, rilindja dhe përdorimi i fondeve të rindërtimit gjatë muajit para datës zgjedhjeve( 25 mars deri më 25 prill), rreth 69.1 mln euro, që dënohesh nga 4 deri në 12 vjet me heqje lirie, pastaj vijnë manipolimi dhe modifikimi i fletëve të votimit dhe blerjes së vullnetit të shqiptarëve.
Pra duhet denoncim në shtypin e huaj. Në Shqipëri, me perjashtim të dy tv dhe disa portale të tjerët i paguan Rama, nëpërmjet fondeve shtetërore dhe disa PPP.
Mosnjohja e zgjedhjeve është detyrim politik e shoqëror për gjysmën e popullsisë të përjashtuar nga Istitucionet pluraliste.
Me pas duhet të fillojnë protestat më qëllim ribërjen e zgjedhjeve parlamentare me Kod të ri zgjedhor dhe me qeveri teknike e njëkohësisht zhvillimin e zgjedhjeve lokale të parakohshme.
Ndërsa, kritikat dhe opinionet e brendshme brenda PD dhe opozitës, duhet të bashkohen vetëm në shërbim të largimit të Ramës, pa shpenzuar asnjë energji që nuk ka këtë synim. Kushdo që është larg këtij qëllimi është i vetpërjashtuar dhe nuk meriton humbje kohe me kauzën e tij.