Në fillim është liria pastaj vijnë të tjerat

Nga Ylli Manjani
Cilido që mendon se nxjerrja nga fuqia e Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut, Kushtetutës së Republikës, si dhe ligjeve normative kuadër, nuk ndikojnë në jetën e tij/saj të përditshme e ka GABIM!!!

E ka GABIM për vete, por edhe për shoqërinë ku jeton. Në çdo molekulë oksigjeni, në çdo çapë ushqim e në çdo njësi dinjiteti njerëzor gjenden këto dokumenta ligjore themelorë. Mungesa e tyre fik dritën, pret oksigjenin vret shpresën për të gjetur zgjidhje diku, qoftë dhe jashtë Shqipërie.

Këto dokumenta ligjorë themelorë janë grancia e vetme për bashkjetesën demokratike të qytetarëve me shtetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur pushteti arrin ti heqë qafe këto dokumenta ndjehet padron mbi çdo qytetar. Ky është momenti që shoqëria është e sunduar, jo më e qeverisur!

Swiss Digital Mobile Reklama

Kush mendon se ka pozitë të privilegjuar në një shoqëri të tillë, pra ku pushteti sundon pa ligje, gjithashtu e ka GABIM. Sundimtarët nuk pranojnë privilegje për askënd. Të privilegjuarit e sundimit janë thjesht koka turku për t’u sipas një kalendari të paparashikueshëm.

As ata që quhen “Oligarkë” nuk i shpëtojnë kësaj llogjike. Sundimi nuk pranon ortakëri…

Gjithashtu, kush mendon se kjo gjendje është e përkohshme dhe se pushteti do ti kthehet vetë normalitetit, prap e ka GABIM! Pushteti ka arritur atë që në asnjë ëndërr se kishte menduar të arritshme….

Beteja sot e në vijim nuk mund të jetë për oriz e makarona lëmoshe, por për mbylljen e pushtetit në zonën e Konventës, Kushtetutës dhe ligjeve Normative. Beteja do jetë për vendosjen e shtetit të normave duke hedhur në kosh shtetin e masave ligjore.

Në fillim është liria pastaj vijnë të tjerat. Nuk mund të jetohet me lëmoshë, as me qese të çpifura propagande. Llogjika “ha e dhit” na çon drejt kafshës, jo njeriut.

Beteja për liri e të drejta nuk ka për të qenë e lehtë, përballë një pushteti super mashtrues dhe që ka në dorë çdo gjë.

Por është e vetmja betejë që duhet bërë. Dhe nuk bëhet vetëm, por të gjithë bashkë.

Sa më shumë kundër sundimit,kundër poshtërimit kolektiv, kundër frikës që ka mbjellë pushteti, aq më e lehtë do jetë triumfi.

Më vjen keq që nuk e shoh opozitën politike në këtë skalion, ku shoqëria e sotme ka ekstemisht nevojë!!!

Varfëria, kriza ekonomike, hajnia në tendera, mos ndalja e drogës, ndërsimi i kriminelëve ndaj shoqërisë janë tema të rëndësishme, por pa shoqërinë e lirë e demokratike nuk ngjisin…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?