Ne mendojmë se Koreja e Veriut është e çmendur. Po sikur ta kemi gabim?
Nga Fareed Zakaria
Në Uashington, ekziston një mençuri konvencionale për Korenë e Veriut që përfshin të dyja palët dhe pjesën më të madhe të mendimit të elitës. Ajo është përafërsisht kështu: Koreja e Veriut është vendi më i çuditshëm në botë, i drejtuar nga një diktator i çmendur me një prerje të çuditshme. Ai është i paparashikueshëm dhe iracional dhe nuk mund të negociohet me të. Përfundimisht, ky regjim i çuditshëm dhe mizor do të shembet. Ndërkohë, zgjidhja e vetme është presioni gjithnjë e më i madh. Por, çfarë ndodh nëse mençuria konvencionale është e gabuar? Regjimi i Koresë së Veriut ka mbijetuar për gati shtatë dekada, duke ruajtur jo vetëm formën e vet themelore të qeverisjes, por edhe dinastinë e familjes së saj, nga babai tek djali dhe pastaj nipi. Regjimi ka vazhduar edhe pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe satelitëve të saj komunistë, Revolucionit Portokalli, Pranverës Arabe dhe rrëzimit të diktaturave të tjera aziatike, nga Koreja e Jugut në Tajvan dhe deri në Indonezi. Dinastia Kim ka qenë në gjendje të arrijë sukses të mrekullueshëm në objektivin kryesor – mbijetesën. Sigurisht, kjo ndodh për shkak se ajo sundon në një mënyrë brutale dhe shtypëse, por po kështu edhe shumë regjime të tjera, si Rumania, Siria dhe Burma. Por në një mënyrë Koreja e Veriut ka ruajtur sistemin e saj. Kim Jong Un është një djalë i ri, por ka qenë shumë i efektshëm në ruajtjen e autoritetit të tij. Ai ka siguruar mbështetjen e ushtarakëve dhe ka lënë mënjanë ose ka vrarë të gjithë ata që kërcënuan pushtetin e tij – përfshirë xhaxhain e tij dhe, gjoja, gjysmë vëllain e tij. Shikoni botën nga perspektiva e Koresë së Veriut. Regjimi pa rënien e perandorisë sovjetike dhe një transformim edhe më shqetësues në Kinë, e cila u bë nga një shpirt ideologjikisht i zjarrtë binjak, në një shtet pragmatist tregtar që u integrua fuqishëm në tregjet botërore. Këto ditë, Pekini duket se e sheh Phenianin si një telash, dhe Kina tani shpesh voton për të dënuar dhe vendosur sanksione kundër Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara. Dhe vendi më i fuqishëm në botë e ka bërë të qartë se Koreja e Veriut është e destinuar për të mbledhur hirin e historisë. Pas sulmeve të 11 shtatorit, kur Shtetet e Bashkuara u sulmuan nga terroristët islamikë që burojnë nga Lindja e Mesme, Presidenti Xhorxh W. Bush njoftoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të toleronin një “bosht të së keqes” që përfshinte Irakun, Iranin dhe Korenë e Veriut. SHBA pushtoi Irakun. Politika e tanishme amerikane ndaj Iranit, siç tha Sekretari i Shtetit Rex Tillerson kohët e fundit, është të “punojmë drejt mbështetjes së atyre elementëve brenda Iranit që do të çonin në një tranzicion paqësor të asaj qeverie”. Dhe lidhur me Korenë e Veriut, Presidenti Trump dëshiron që Kina të “ndal këte absurditet një herë e përgjithmonë”, gjë që përsëri mund të nënkuptojë vetëm heqjen qafe të qeverisë së Kim në një farë mënyre. Pra, regjimi i Koresë së Veriut është përpjekur për të blerë sigurime. Dhe në sferën e çështjeve ndërkombëtare, sigurimi më i mirë është të ketë një kapacitet bërthamor. Pyongyang e di se ka një ushtri mjaft të madhe dhe fusha koreane e luftës është aq e vogël dhe i dendur sa një luftë konvencionale do të ishte e paimagjinueshme, duke prodhuar qindra mijëra viktima dhe miliona refugjatë që do derdheshin në Kinë dhe Korenë e Jugut. Koreja e Veriut ka llogaritur me saktësi se Kina dhe Koreja e Jugut janë më të tmerruara nga kaosi që do të pasojë rënien e saj sesa nga arsenali bërthamor. Ndoshta mënyra e duhur për të shikuar Korenë e Veriut është si një qeveri e zgjuar, racionale, llogaritëse që po funksionon me zgjuarsi duke pasur parasysh përparësinë e saj të mbijetesës së regjimit. Më shumë presion vetëm forcon vendosmërinë e saj për të blerë sigurim edhe më të madh. Si ta trajtojmë në këto rrethana? Mënyra e parë për të thyer bllokimin në politikën e SHBA-ve, do të ishte të bindim Kinën për të vënë presion të vërtetë mbi aleatin e saj. Kjo nuk do të ndodhë duke i shërbyer tortë presidentit Xi Jinping në Mar-a-Lago. Pekini përballet me një makth të kuptueshëm – nën sanksione dhe presion, Koreja e Veriut bie dhe vendi i sapo bashkuar bëhet një version gjigant i Koresë së Jugut, me një traktat të mbrojtjes me Uashingtonin, gati 30,000 trupa amerikane dhe ndoshta dhjetra armë bërthamore të Pyongyang-ut në kufirin e Kinës. Uashingtoni do të duhet të premtojë Pekinit që tani, që në rast bashkimi, do të tërheqë trupat e veta, do të ndryshojë natyrën e marrëdhënieve të traktateve të saj me Korenë e re dhe, duke punuar me Kinën, do të eliminojë arsenalin bërthamor të Koresë. Por presioni do të funksionojë vetëm nëse ka ndonjë arsye për Korenë e Veriut për të bërë lëshime. Pyongyang ka treguar në të kaluarën se ai kërkon një përfundim formal të Luftës Koreane (Uashingtoni nënshkroi vetëm një armëpushim në 1953), një njohje të regjimit dhe heqjen e sanksioneve. Natyrisht që asnjë nga këto nuk duhet të ofrohet tani, por nuk ka asnjë dëm për të folur me Phenianin ndërsa kërkojmë disa mënyra për të negociuar disa prej këtyre lëshimeve për çrrënjosjen e plotë të programit bërthamor. Është një pilulë e hidhur për Uashingtonin që të gëlltisë, por alternativa është të shpresojë se Kina do të veprojë kundër interesave të saj dhe do të shtypë aleatin e saj, ose se Koreja e Veriut më në fund do të shembet. Por shpresa nuk është një strategji./The Washington Post – Lexo.al/