Në qoftë se PD-ja do t’i kishte marrë votat e 2013-ës…

Në qoftë se PD-ja do t’i kishte marrë në 25 qershor 660 mijë votat e djathta të 2013-ës, të shpërndara në qarqe njësoj si atëherë, do të kishte siguruar 54 mandate (e jo 43), PS-ja do të merrte vetëm 65 mandate (e jo 74), LSI-ja do të merrte 17 mandate (e jo 19), ndërsa PDIU-ja do të merrte po 3 mandate.

Nga Eduard Zaloshnja

Në garën e 25 qershorit, PD-ja i përfshiu kryetarët e partive aleate në listat e saj të deputetëve. Si rezultat, ata u bënë thirrje përkrahësve të tyre të votonin për PD-në, si sigla e vetme që do të përfaqësonte opozitën. Në këto kushte, ishte më se e natyrshme që PD-ja të synonte të merrte të paktën aq vota sa kishin marrë para katër vjetësh të gjitha partitë opozitare së bashku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 2013-ën, koalicioni i PD-së mori 680 mijë vota, por prej tij u largua PDIU-ja, ndërkohë që u afrua PBDNJ-ja. Me pak fjalë, 25 partitë opozitare që u përfaqësuan me siglën e PD-së në 25 qershor, kishin marrë 660 mijë vota para katër vjetësh (Në fakt, po kaq vota kishin marrë edhe kandidtatët opozitarë për kryebashkiakë para dy vjetësh).

Swiss Digital Mobile Reklama

Por në 25 qershor, PD-ja mori 200 e ca mijë vota më pak se sa 660-mijëshi i mëparshëm, ndërkohë që PS-ja, LSI-ja PSD-ja e të tjera parti të majta morën 1 milion vota (si në 2013-ën).

Në qoftë se PD-ja do t’i kishte marrë në 25 qershor 660 mijë votat e djathta të 2013-ës, të shpërndara në qarqe njësoj si atëherë, do të kishte siguruar 54 mandate (e jo 43), PS-ja do të merrte vetëm 65 mandate (e jo 74), LSI-ja do të merrte 17 mandate (e jo 19), ndërsa PDIU-ja do të merrte po 3 mandate.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?