Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 14:01 Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë Enzo Maresca, trajneri i Manchester City, tha në konferencë për shtyp se objektivi i skuadrës është renditja mes tetë skuadrave të para në fazën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Në shtetin e dorëzuar të Ramës, ku kriminelët vetëdorëzohen

Forum E hënë, 20 Shtator 2021 09:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga MARK MARKU 

Klement Balili, i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit”, i ka dhënë dje fund talljes me shtetin shqiptar, teksa është vetëdorëzuar te Policia shqiptare, e cila kishte deklaruar se po e kërkonte me ngulm prej më se dy vitesh. Përgëzime Balilit. I veshur dhe mbathur si për dasmë, pasi ka negociuar me Policinë përmes nipit të tij, pasi është ndarë me njerëzit e tij si zakonisht, Balili i ka ftuar ata që e kërkonin “skutë më skutë” që të kishin mirësinë ta arrestonin. Duhet të jetë hutuar pak Policia e Shtetit nga kjo kërkesë e çuditshme, e të ashtuquajturit “Eskobar i Ballkanit”, por gjithsesi e ka mbledhur veten, i ka thirrur vetëdijes profesionale dhe e ka pranuar ofertën bujare të Balilit, me pak sakrifica, pasi ndërkohë ishte e zënë me zhdëpjen e “studentëve zaptues”, që të mbyllur në universitete nuk po i zbatonin urdhrat e ministrit të Brendshëm për ta mbyllur protestën e tyre.

Është për t’u respektuar Balili. Në momentin më të vështirë të një qeverisjeje që e ka humbur orientimin nën presionin e protestës së studentëve, mes përbuzjes masive dhe skandaleve të përditshme, Balili ka treguar më tepër përgjegjësi për dinjitetin e shtetit të vet sesa vetë Kryeministri i vendit të tij. Ka vendosur të mos e turpërojë më duke e mbajtur nën presionin e institucioneve ndërkombëtare dhe policive të vendeve të ndryshme për ta dorëzuar atë. Sepse këto institucione e dinin fare mirë se ai strehohej në Shqipëri, se mbrohej nga struktura kriminale të shtetit shqiptar dhe bënin presion mbi këto struktura për ta dorëzuar atë. Por shteti i dorëzuar para pushtetit të narkotrafikut nuk mund, nuk donte dhe nuk do ta kapte dot. Balili ka marrë përsipër ta çlirojë shtetin e vet nga kjo barrë e rëndë. Është treguar “zotni” trafikant, i ka vënë disa kushte të vogla Policisë së Shtetit, si p.sh. që policët të silleshin mirë me të (duke i fyer gjithsesi pak sepse ata sillen mirë me të gjithë përveçse me profesor Tupen dhe me studentët), t’i buzëqeshnin pareshtur, të ishin të veshur e të mbathur mirë dhe me të gjitha kopsat e uniformës në vendin e vet, pa bark dhe sidomos të mos u shkonte në mendje që të deklaronin se e kishin kapur, se kjo do ta irritonte shumë. Nuk e dimë çfarë kushtesh për trajtim të mëtejshëm u ka vënë, por detajet do të merren vesh më vonë. Gjithsesi, ai është sot në burg, një sakrificë kjo jo e paktë që ai bën për qeverinë dhe Kryeministrin Rama, sidomos kur ke parasysh faktin se kjo qeveri kolegët e tij i ka “sakrifikuar”, duke i bërë deputetë, kryetarë bashkish, ministra etj..

Mund t'ju interesojë

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 53 minutash
Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 1 ore
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përtej sarkazmës, vetëdorëzimi i Balilit nuk ngroh askënd në këto ditë të acarta dimri. Se çfarë kuptimi ka të arrestosh një të ashtuquajtur trafikant, në një vend ku trafiku i narkotikëve dhe kultivimi i bimëve prej të cilave prodhohen lëndët narkotike janë bërë me bekimin e strukturave të Policisë së Shtetit dhe të qeverisë shqiptare në dritë të diellit. Ajo ndoshta tregon vetëm një gjë, që ky aktivitet mafioz nuk do të zhvillohet në format brutale dhe spektakolare që është zhvilluar deri tani, pasi kjo është bërë e pamundur për shkak të presionit të opinionit ndërkombëtar dhe opinionit publik në vend. Paratë e mafies po financohen përmes PPPve dhe formave të tjera në aktivitete të tjera dhe pikërisht këtu duhen kërkuar edhe krerët e vërtetë të mafies. Dhe ajo është shtetërore, politike, është vetë shteti. Balili dhe Balilët janë tepër të vjetër për t’iu përshtatur sofistikimit të aktiviteteve të reja kriminale dhe vetëm po mbyllen në burgje, njësoj si Muji, që me daljen e pushkës u mbyll në shpellë dhe nuk doli më prej andej./Panorama/

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë
Para 6 minutash

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave
Para 15 minutash

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e ...

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 20 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 36 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 8 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 19 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.