“Në vend të replikës me secilin prej mësimdhënësve në Universitete”

Nga Gent Strazimiri – Deputet i PD-së

Në vend të replikës me secilin prej mësimdhënësve në Universitete, specifikisht me secilin prej atyre që gradën “intelektual”, “erudit”, “kozmopolit”, “i varur”, “i pavarur”, “Prof” me “asc” para apo mbrapa, e ka fituar shumë vite pas “titullit” konviktor:

Studentët tuaj sot e kaq ditë nuk janë ngritur thjesht për “tarifa”, në kuptimin material që ju i jepni në heshtje apo me fjalë…

Studentët tuaj janë ngritur për DINJITET, jo për ndasi në “filozofinë” që përçojnë curriculat…

Studentët tuaj refuzojnë eksperiencën depersonalizuese që ka kompleksuar secilin prej jush që jeni abuzuar në jetën studentore nëpër të njëjtat konvikte, nën të njëjtin mjerim, me të vetmin ndryshim që ju e kishit “falas”, ndërsa këta do e paguajnë me një çmim të padrejtë, e për më tepër të papërballueshëm!

Të luash “spektatorin analist të pavarur” me betejën për DINJITET të atyre që të janë besuar t’i formosh intelektualisht, është thjesht tregues i nivelit të lëtyrizimit në të cilin është katandisur ajo që do të duhej të ishte INTELIGJENCIA e Shqipërisë!

Të barazvlerësosh të drejtën e studentit që refuzon depersonalizimin konviktor, të drejtën për të ndryshuar gjendjen deri me vetësakrifikim, me “të drejtën sublime” të studentit dhe “pedagogut” që duke injoruar mjerimin e tyre kërkon të vazhdojë “procesin mësimor”, është më pak se mjerim intelektual!

Është thjesht çnjerëzore dhe si e tillë e përbuzshme…

A ka gjë më SUBLIME se BETEJA PËR DINJITET?

A ka dhunë më të madhe se të jesh i detyruar të paguash “sa frëngu pulën” mykun në dhomat me dritare pa xhama, 1 WC pa ujë për 40 persona, dhe kundërmimin e mykut dhe amoniakut që sa hyn në derën e jashtme????

Nuk mund të jesh “pedagog” (siç ju pëlqen të fryheni nëpër qebaptore reale, virtuale a mediatike, pa dëshmuar më parë qytetarí (dhe kjo s’ka lidhje me lokalitetin ku nënën e zunë dhimbjet e lindjes…)

Mësoni nga studentët tuaj, ata që ju kanë besuar të mësoni…

Vetëm E VËRTETA do ju bëjë TË LIRË!

SHKARKO APP