Nëna e Tsipras në ankth:Kohët e fundit nuk ha dhe nuk fle

Që nga shpallja e referendumit dhe deri tani, pjesa më e madhe e opinionit grek dhe komunitetit ndërkombëtar ndjek me frymën pezull lëvizjet e kryeministrit grek Alexis Tsipras. Por po kështu edhe familja e 42-vjeçarit.

Nëna e tij Aristia, ndjek çdo ditë me ankth presionin që ka mbi djalin e saj. Në një intervistë për një gazetë greke, sipas News 24 nena e Tsipras ka thene se: “Nuk mund të vë gjumë në sy. Mendja ime është vazhdimisht tek Alexis dhe mendoj presionin që ai po provon mbi vete. Mbi të ka rënë gjithë pesha e vendit”. Nëna shton se rrallë arrin ta shohë atë. “Nga avioni shkon në shtëpi. Nuk ka kohë të shohë as fëmijët e jo më mua…”.

“Alexis kohët e fundit nuk ha, nuk fle, por nuk mund të bëjë ndryshe. I është besuar borxhi që vendi i ka botës”, shprehet ajo. “Djali ia ka arritur të bëhet popullor në mesin e të rinjve. Ta thërrasin thjesht Aleksis dhe të jetë i afërt me njerëzit siç dëshiron”, shprehet e ëma.

Duke përfunduar nëna e kryeministrit thotë se kur flet në telefon ai i thotë të mos shqetësohet dhe se çdo gjë do të jetë mirë.

SHKARKO APP