Nëse zhvillohen zgjedhjet sot, 55% e votave për kandidatët e mazhorancës
Nga Eduard Zaloshnja
Në qoftë se do të zhvilloheshin sot zgjedhjet për kryebashkiakët e njësive të reja vendore, 55% e pjesmarrësve në votim do t’ia jepnin votën kandidatëve të mazhorancës.
Ky është rezultati që parashikon një model statistikor që ndërtova me të dhënat e një sondazhi telefonik që zhvillova këto ditë me 1200 të anketuar nga i gjithë vendi.
Marzhi i gabimit statitistikor të parashikimit është +/-3.1%.
Në zgjedhjet e qershorit 2013, partitë e mazhorancës aktuale (duke përfshirë edhe PDIU-në në mazhorancë) morën 60% të votave të pjesëmarrësve në zgjedhje.
Nga 2.17 milion banorë me të drejtë vote, 1.72 milionë morën pjesë në ato zgjedhje.
Ndërsa, në qoftë se do të zhvilloheshin sot zgjedhjet lokale, do të merrnin pjesë vetëm 1.49 milionë zgjedhës.
Sondazhi i sipërpërmendur u krye kur ende nuk janë bërë të njohur emrat e kandidatëve në 61 njësitë e reja vendore.
Me publikimin e emrave, kuptohet që mund të ndryshojë edhe gadishmëria e votuesve për të marrë pjesë në zgjedhje, si dhe për të votuar për njërin apo tjetrin kandidat.