Nga “Gëzuar pashkët Adolf!”, tek ferri i premtuar …

Mesazhe që nuk do të lexohen asnjëherë nga ata të cilëve u dërgohen, qoftë edhe sepse janë vetëshkatërrues, por shumë të dobishëm për moralin e kujt i dërgon.

Janë sloganët që në të gjithë ushtritë shkruhen mbi predhat vdekjeprurëse të destinuara për armikun. Të shkruajtura shpesh me përmbajtje urrejtjeje dhe kërcënimi, si “Do ju bëjmë të shihni ferrin”, si ai mesazh i dukshëm në bombën e vendosur në një avion jordanez, nga ata që po bombardojnë pozicionet e ISIS-it, në shenjë hakmarrjeje për ekzekutimin e pilotit Muath Al Kasasbeh, i cili u dogj i gjallë nga militantët e Shtetit Islamik.

Por edhe ironikë, si për shembull “Gëzuar Pashkët Adolf” shkruajtur me bojë të bardhë në një predhë të artilerisë e destinuar të godiste vijën gjermane të frontit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe të treguar plot krenari nga një cift ushtarësh afroamerikanë në një fotografi që është bërë ndoshta në pranverën e vitit 1945.

Gjeste të nevojshëm për moralin, në cdo epokë dhe nën cdolloj qielli, ushtarakësh dhe civilësh: dy vajzat izraelite që “dekorojnë” me shkrime hebraisht predhat që do të lëshohen kundër pozicioneve të Hezbollahut në Libanin jugor, e që duan të mbushin me kurajë vetveten dhe ushtrinë e tyre të angazhuar kundër luftëtarëve arabë.

Në thelb janë të ngjashme kudo, edhe pse po të shohësh më mirë dalin në pah karakteret e ndryshëm kombëtarë dhe ideologjitë dominuese. Sarkastikë anglezët, bombastikë rusët (“për bishën fashiste”, shkruhej në raketat Katjushka që lëshoheshin kundër gjermanëve në vitin 1943), tallës italianët (“Për të dashurin Eden”; “Për Churchillin”; mni një grup bombash që lëshoheshin ndaj Britanisë së Madhe) shumë lozonjarë amerikanët, për aq sa mund të jesh lozonjar me instrumentat e shkatërrimit.

Në mars të viti 2013 një ushtar shkruajti mbi një raketë me laps macen e tersit, atë që kishte mbushur në atë kohë internetin dhe e postoi fotografinë online. Shpërthyen polemikat, teksa ushtarakët amerikanë akuzoheshin se ishin në kërkim të gjakut dhe bënin shaka me vdekjen. Në faqen Motherboard u shfaq një shpjegim i mundshëm për këto lloj sjelljesh: bëjnë shaka me rrezikun dhe duke i vënë një emër, ai largohet dhe krijohet iluzioni sikur e kontrollon.

Il Fatto-bota.al

SHKARKO APP