Nga lufta e reformave tek Maria e Ardenicës

Nga Ilir Levonja

Që ta rilindësh atë vend Kryeministër, do ishte mire që statuti yt I fb. Herët sot në mëngjes , të hapej me bllokun e shënimeve të Maries nga Ardenica. Një familje pa drita. Pa të ardhura. Pa shpresë jete. Pa dashuri për të vazhduar aty. Aty ku u ngrit. Në Ardenicë. Në vendin me kodra që shohin fushën dhe buzën e detit. Në vendin e shenjtë. Aty ku vuri kurorë edhe Skënderi ynë. Gjergji i Kastriotëve. Një familje e degdisur, me djem nën mëshirën e kishave. Me një vajzë që luante me ëndrrat e saja. Që ishin poezia dhe Gjermania. Dhe që andej nga Bavaria, buzë Renit a buzë Spresë. Të shkruante për bukuritë e vendit të saj. Por nuk arriti. Nuk arriti se nuk kishte tavolinë, drita, ujë për tu larë. Ku në vendin tënd. Në vendin tonë. Dhe vendi i pashpresë Greqia, dukej si shpresë. Shpresë e bregut për ta hedhur në Gjermani. Shpresë e udhës përmes tokës. Ku mund të shkohet akoma në këmbë. Një familje, që sado e varfër, sado e papunë, sado e pa ditur. Prapë diçka e mënxyrtë ia mbesh duarve, pamundësinë për të patur tetëmbëdhjetëmijë lekë për tri pasaporta. Një pamundësi që ka emrin skamje. Jo varfëri. Dhe zgjidhja është folklori. Karvani…, shtegtimi. Rrugëtimi më këmbë.

Çfarë është një reformë. Po e lë për pak arsimin. Sikur ato drita që digjni duke u zënë gjithë natën. T'ia kishit shpënë Maries. Ajo sot do ishte gjallë. Sikur ato romuze, fyerje, përdalje, pëprballje prej egoistash, që derdhi ditë e natë. T'i mbysnit lumenjëve tanë, gjoleve, apo tenderave familjare. Maria dhe qindra Marie të tjera, nuk do mbyteshin. Nuk do bëheshin prostituta. Nuk do vrisnin veten nga depresioni. Nuk do akuzoheshin e përgojoheshin edhe pse pa jetë. Për lezbike, gej etj. Edhe pse viktima të depresionit shoqëror. Edhe pse kufoma. Kufoma nën zinë e prindërve. Sikur ta kuptonit vetëm një here, se reforma më e madhe është jo kur I prek rrudhat një burri, babai, gruaje apo nëne të shtrydhur nga jeta. Për hir të votes që ju të ruani dietat e shtrenjta. Por kur qan me ata, qanë si ata, vdes si ata. Dhe njeh dhimbjen njerëzore.
Që ta rilindim atë vend qytetarë, do ishte mire jo të debatonit me Edin, por të bashkoheni me humbjen e familjes. Triumfi si dhe dështimi, janë pjesë e sl njëjtës familje. Ashtu siç bëjmë kur mburremi. Ashtu të bëjmë edhe kur turpërohemi.
Maria është një këngë e pakënduar. Eshtë një vjershë e pa shkruar. Eshtë një libër i parealizuar. Reforma që kurrë nuk u bë.
Skamja jonë.
Që ta rilindim atë vend qytetarë, mos u zini me njëri-tjetrin për prindërit. Për atë që u duket e pabesueshme se si një vajzë nuk ka di not.Edhe pse buzët detit. E ka thënë Noli, anës detit i palarë/ anës dritës i paparë. Dhe vdiq nën entuziazmin e lirisë mes ujrave të lumit. E bindur se mësoi notin. Eshtë gjëm. Gjëm dhe mjerë prindit që i ra për pjesë.

 

SHKARKO APP