Atentatet ndaj Presidentëve të SHBA

Sulmi me armë ndaj Donald Trump gjatë një mitingu në Pensilvani është konsideruar nga shërbimet sekrete si atentati më serioz ndaj një Presidenti apo ish-Presidenti amerikan që nga viti 1981, pavarësisht se fatmirësisht mbeti një vrasje në tentativë.

Atentatet politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ato ndaj presidentëve kanë pasur ndikim të thellë në historinë dhe politikën e vendit.

Ja disa prej tyre më të njohura:

Atentati ndaj Abraham Lincoln (1865): Presidenti i 16-të i SHBA-së, Abraham Lincoln, u qëllua dhe u vra nga John Wilkes Booth, një aktor dhe simpatizues i Konfederatës, më 14 prill 1865, ndërsa po shikonte një shfaqje teatri në Ford’s Theatre në Uashington, D.C.

Atentati ndaj James A. Garfield (1881): Presidenti i 20-të i SHBA-së, James A. Garfield, u qëllua më 2 korrik 1881 nga Charles J. Guiteau, një avokat dhe shkrimtar i dështuar. Garfield vdiq më 19 shtator 1881 nga infeksionet që erdhën si rezultat i plagëve.

Atentati ndaj William McKinley (1901): Presidenti i 25-të i SHBA-së, William McKinley, u qëllua më 6 shtator 1901 nga Leon Czolgosz, një anarkist amerikan, gjatë një ekspozite në Buffalo, New York. McKinley vdiq tetë ditë më vonë, më 14 shtator 1901.

Atentati ndaj John F. Kennedy (1963): Presidenti i 35-të i SHBA-së, John F. Kennedy, u qëllua për vdekje më 22 nëntor 1963, në Dallas, Texas, ndërsa po udhëtonte në një autokolonë të hapur. Lee Harvey Oswald u arrestua për vrasjen, por ai vetë u vra dy ditë më vonë nga Jack Ruby.

Përpjekjet për atentat ndaj Ronald Reagan (1981): Më 30 mars 1981, Presidenti i 40-të i SHBA-së, Ronald Reagan, u qëllua dhe u plagos nga John Hinckley Jr., jashtë një hoteli në Uashington, D.C. Reagan mbijetoi atentatin dhe u rikuperua plotësisht.

(FILES) In this file photo taken on March 30, 1981 this photo taken by presidential photographer Mike Evens on March 30, 1981 shows police and Secret Service agents reacting during the assassination attempt on then US president Ronald Reagan, after a conference outside the Hilton Hotel in Washington, DC. Reagan was hit by one of six shots fired by John Hinckley, who also seriously injured press secretary James Brady (just behind the car). Reagan was hit in the chest and was hospitalized for 12 days. Hinckley was aquitted 21 June 1982 after a jury found him mentally unstable. – John Hinckley, who attempted to assassinate US president Ronald Reagan in 1981, was granted unconditional release June 1, 2022 by a Washington judge, six years after he was freed from a psychiatric hospital. (Photo by Mike Evens / CONSOLIDATED NEWS PICTURES / AFP)

Këto atentate kanë ndikuar në përmirësimin e masave të sigurisë për presidentët dhe zyrtarët e tjerë të lartë të qeverisë, si dhe në ndryshimin e mënyrës se si amerikanët i perceptojnë kërcënimet ndaj liderëve të tyre.

Atentati ndaj ish-Presidentit Donald Trump

Sulmi me armë që ndodhi ndaj Donald Trump është i fundit në një seri sulmesh që kanë ndodhur përgjatë dekadave ndaj figurave politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në janar të 2011 u sulmua me armë anëtarja e Dhomës Përfaqësuese, Gabriell Gifords. Sulmi ndodhi në qytetin Takson, në shtetin jugperëndimor Arizona të Shteteve të Bashkuara. Ajo sapo kishte përfunduar bisedën e saj me banorët lokalë, si pjesë e një nisme të re të Partisë Demokratike e quajtur “Kongresi në këndin tuaj”, kur një person i armatosur e kishte shkrepur armën kundër saj në kokë. Ajo u plagos në gjendje kritike.

Nga ky sulm u vranë gjashtë persona, disa të tjerë u plagosën, ndërsa Amerika u shokua. Policia e ka arrestuar të armatosurin e dyshuar. Anëtari i fundit i Kongresit ishte vrarë para 30 vjetësh.

Ishte 18 nëntori i vitit 1978, kur anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të SHBA-ve, Leo Rajan, demokrat nga Kalifornia, ishte në mes të udhëtimit të tij për në Guajana, shtet në pjesën veriore të Afrikës së Jugut.

Ai dhe stafi i tij po zhvillonin hetime për raportet se kulti amerikan, i quajtur Tempulli i Popullit, fillimisht me prejardhje nga rajoni i distriktit kongresional të Rajanit në San Francisko, ishte rivendosur në këtë hapësirë dhe po i mbante njerëzit kundër vullnetit të tyre.

Ai u tha anëtarëve të kultit se ishin të lirë të ktheheshin në Shtetet e Bashkuara së bashku me të.

Por, Leo Rajan dhe përcjellësit e tij ishin sulmuar nga anëtarët e Tempullit të Popullit, afër vendit Xhonstaun.

 

Atentatet dhe zhvillimet e ngjarjeve

Leo Rajan dhe katër persona të tjerë u vranë. Më vonë, më se 900 pjesëtarë të Tempullit të Popullit bënë vetëvrasje masive, në ngjarjen e njohur me emrin “Masakra Xhonstaun”.

Para atentatit kundër zotit Rajan, anëtari i fundit i Kongresit që ishte vrarë në atë kohë, ishte senatori Robert Kenedi, që po synonte nominimin presidencial në Partinë Demokratike, në vitin 1968.

Pasi kishte arritur një fitore madhore në Kaliforni, më 6 qershor të vitit 1968, Kenedi mbajti një fjalim të paluhatshëm dhe u vra disa momente më vonë nga Sirhan Sirhan, një palestinezo-amerikan, i cili pati thënë se ishte i motivuar nga zemërimi i tij për politikën e Kenedit ndaj Lindjes së Mesme.

Më tepër se tri dekada para vrasjes së Robert Kenedit, një tjetër senator me ambicie presidenciale, Huej Long, nga Luiziana, ishte vrarë. Atë e kishte vrarë nipi i kundërshtarit të tij të ashpër politik.

Xhejms Hinds, që e kishte përfaqësuar Arkanzasin menjëherë pas Luftës Civile Amerikane, ishte vrarë nga një anëtar i Ku Klux Klan, gjatë një ngjarjeje publike në vitin 1868.

Pak minuta para vrasjes së presidentit Xhon F. Kenedi, 22 nëntor 1963.

Vrasjet e presidentëve janë më tepër të njohura, e veçanërisht vrasja e ish-presidentit Xhon F. Kenedi, i cili ishte vrarë në Dallas të shtetit Teksas, në nëntor të vitit 1963.

Në atë kohë, televizionet e kishin ndërprerë programin e tyre të rregullt për ta dhënë lajmin e vrasjes.

Ja se si u bë kjo në rrjetin CBS, kur u ndërpre një program argëtues:

“Në Dallas të Teksasit, tri herë u qëllua konvoji i veturave të presidentit Kenedi, në qendër të Dallasit. Raportet e para thonë se presidenti Kenedi është plagosur seriozisht nga këto të shtëna”, pati raportuar CBS, në nëntor të vitit 1963.

Vrasja e Xhon Kenedit pati ndikim të gjatë në shumë amerikanë. Njerëzit qanin hapur nëpër rrugë, shkollat ishin mbyllur, ndërsa tubime përkujtimi të menjëhershme ishin mbajtur në shumë qytete.

Tre presidentë të tjerë po ashtu janë vrarë: Abraham Linkoln në vitin 1865, Uilliam Mekinli më 1901 dhe Xhejms Garfild në vitin 1881.

Disa presidentë të tjerë u shpëtuan atentateve. Kjo i ka ndodhur dhe ish-presidentit Ronald Reagan, i cili ishte qëlluar në qafë, më 30 mars, 1981, pas vetëm 69 ditësh në presidencë. Zoti Regan i kishte shpëtuar atentatit, edhe pse kishte humbur gjysmën e gjakut të tij.

Në vitin 1975, kundër ish-presidentit Gerard Ford ishin ndërmarrë dy sulme me armë gjatë një muaji.

Në vitin 1950, dy nacionalistë portorikanë ishin përpjekur të vrisnin presidentin Heri Truman. U shkëmbye zjarr me sigurinë e zotit Truman, por nuk ia dolën ta qëllojnë presidentin.

SHKARKO APP