Ngjela: Shqiptari u vra nga nazistë. Ja pse janë acaruar grekët

Nga Korça avokati dhe kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësisë Spartak Ngjela ka komentuar vrasjen e shqiptarit Petrit Zifle në Korfuz nga një ekstremist i Agimit të Artë.

Ngjela tha në një lidhje direkte në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24 se acarimi i grekëve vjen për shkak të ngritjes së profilit të shqiptarëve. Për të, vrasja e shqiptarit është bërë nga forca naziste e fashiste.

“Nuk ka acarim të kotë në Greqi. Acarimi i grekëve vjen me ngritjen e personalitetit të botës shqiptare në Ballkan. Ke parë si thonë këta të paguarit në media që flasin kundër figurave të shquara shqiptare. Kuptohet si luhet kjo. Nuk i bëjnë dot asgjë Shqipërisë as shqiptarëve. Shqiptari është vrarë nga forca naziste, fashiste. Nazizmi ka si substancë të ideologjisë së vet racizmin. Racizmi i tyre s’ka të bëjë me ngjyrën por me kombësinë. E gjithë ajo histori e madhe anti shqiptare tani kuptohet se nuk është bërë kot, është e programuar”, tha Ngjela.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati tha se vrasja për debate si ajo që ka pasur viktima me autorin për Kacifas është në natyrën e nazizmit. “Kjo është natyra e nazizmit. Nuk kishte ideologji por është sëmundje psikike. Ka mbështetje në konceptin e psikiatrisë. Janë individë që kanë urrejtje. Nisen nga urrejtja. Gjejnë gjithmonë një objekt”, tha Ngjela.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?