Një bibliotekë gjigande ndëruniversitare në Tiranë! 

Nga Artan Fuga

Një bibliotekë gjigande ndëruniversitare në Tiranë!  O shtet,

të përulem si robërit padishahut të madh dhe rrezendriçues, a ka mundësi të ndërtoni një bibliotekë të madhe ndëruniversitare, si një kullë, më e madhja në Tiranë, ku dhjetë kate poshtë toke dhe dhjetë kafe sipër toke, të kishte libra pa fund, dokumenta dixhitale pa fund, librat më të mirë të botës, salla pa fund për studentët ku ata të kishin oazin e dijes?

Bëni ate kullë dhe do të shihni se nuk do të ketë:

as veting,
as ping-pong,
as gjoja akademi,
as gjoja reformim,
as lesheli,
as kazan,
as tepsi,
as majmunëri.
as borde,
as bordello.

A ka mundësi?

Kulla e vetme që do të ishte legjitime në Tiranë.

Aman sa një kamion a konteneir me drogë kushton.

Eshtë pika kyçe që ndan Shqipërinë në hezitimet e saj mes Mesjetës dhe Evropës!

A ka mundësi?

Se na mbyti pa dija, injoranca, skamja!

Jemi bërë pocaqi në mendje.
Duket se jetojmë në një çmendinë të madhe!

Mure, beton, hekur, llaç, drogë jemi bërë.

Vlen sa
dymijë ministra kulture,
sa tremijë ministra arsimi,
sa dhjetëmijë profesorë, dekanë, rektorë, bordista,
sa dyqindmijë akademikë,
sa një milion deputetë,
sa një vapor plot me zëvendësministra.

A ka mundësi?

SHKARKO APP