Një brohoritje për Partinë e Votave të Pavlefshme
Nga Sonila Meço –
Ndërsa prisnim të lindnin forca të reja politike, që do të pasuronin pluralizmin shqiptar, duke dobësuar autokracinë në vend, na surprizon gjer në kufijtë e mahnitjes një parti, që as nuk bëri fushatë elektorale, as pati kandidatë, as promovim e nuk u përfaqësua një herë të vetme në studiot e fuqishme mediatike.
Ajo është fituesja e vërtetë e këtyre zgjedhjeve, king maker-i, përcaktuesja e kursit të Shqipërisë në katër vitet e ardhshme: Zonja dhe Zotërinj, një brohoritje për Partinë e Votave të Pavlefshme.
P.S Madje kjo parti pati kundër edhe një mekanizëm teknologjik miliona dollarësh paguar me paratë e shqiptarëve, që do duhej të vepronte për minimizimin maksimal të votës pro saj, ndaj le ta cilësojmë si bishën e vërtetë të zgjedhjeve 2021.