FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një diktator ende pa diktaturë

Nga Ylli Manjani

Tezat politike të hedhura në publik nga Kryeministri, që ka braktisur detyrën tashmë, janë teza diktatori. I kemi dënuar kolektivisht në vitet ’90 këto teza që mbisunduan pushtetin dhe shtetin komunist. I quajtëm kolektivisht teza diktature dhe mbartësit e tyre (drejtues të PPSH dhe pushtetit atëherë) diktatorë. Këto teza na i ri-sjell në vemendje dhe si alternativë politike Edi Rama.

Çfarë propozon Edi Rama?

Swiss Digital Desktop Reklama

1. I gjithë pushteti të jetë i PS (nënkupto i tij). Në kushtetutën e shtetit komunist parashikohej roli udhëheqës i PPSH (sot PSSH). Partia ishte në shtet e në pushtet. Edhe Rama këtë do. Të jetë e vetme në pushtet e të drejtojë çdo gjë vetë; administratën, policinë, prokurorinë, gjykatat e madje edhe politikën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria tashmë është shpallur Tepsi dhe si e tillë ajo duhet të mbajë ushqim të bollshëm për udhëheqjen. Populli ishte dhe mbeti te bari. Ky i fundit ushqehet me sallatë jeshile dhe kanabis… pra bar!

2. Gjykatësit dhe prokurorët që janë të pavarur nga vija e Partisë në pushtet, do Vettohen! Pra do largohen si të papërshtatshëm me vijën e partisë.  Këtë lloj reforme di Edi Rama! Këtë gjë propozon në çdo rast: “po vjen vetting-u, për gjykatësit që vendosin kundër meje.” ” kush vendos kundër Ramës është i korruptuar” (Enveri i quante Kulakë, tradhetar, dezertorë sipas rastit). Rama i quan “vrasës me pagesë”. Asnjë dallim!

3. Kush flet dhe mendon kundër pushtetit të udhëheqësit, ndëshkohet! Disa herë Rama mori nismen e rikthimin te kriminalizimit te Shpifjes dhe fyerjes. Një variant i kohës së sotme për Agjitacionin e Propagandën e kohës së shkuar. Por nuk e lamë! Sidoqoftë kushdo flet e mendon kundër tij, shpallet armik dhe ndëshkohet me çdo mjet që ekziston!

4. Partitë e tjera quhen ose të mbushur me borgjezë e kulakë, ose me armiq të popullit e partisë. Këtë thotë çdo ditë Edi Rama, kur flet për tepsinë, duke harruar që është vetë shefi i tepsisë.

Pikpamjet e tij për partitë e tjera janë raciste dhe të dënueshme nga çdo konventë. Oponenca quhet armike! Kjo shprehet në fjalët “llum” apo “kazan”… Këto e të tjera që zoteria këput çdo ditë na kujtojnë vetëm diktatorët që duan të vendosin diktaturën. Rama i ka të gjitha cilësitë e diktatorit, por ende i mungon sistemi (pushteti absolut dhe drejtësia). Këto po kërkon ti ketë.

Si të gjithë diktatorët zgjedhjet i quan bast. O i marr të gjitha, o i lë të gjitha! Tentoi ne 2009 me këtë bast, por e humbi! Të shohim këtë radhë!

Nëse merr 71 mandate i vetëm, ta gëzojë shqipërinë! Por nëse nuk i merr duhet ta lërë Shqipërinë! Cilado parti që do ti jepte oksigjen këtij bastexhiu diktator, do tradhëtonte demokracinë!

*Ish-Ministër i Drejtësisë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?