Një e vërtetë e pa kundërshtueshme pse duhet të votoni LSI!
Nga: Aurela Agalliu Kalivaçi, kandidate për deputete e LSI-së në qarkun e Beratit
Kur në administrat na mbyllnin dyert fytyrës dhe na grisnin CV-në, se ishim pa tester partie dhe pa eksperiencë, LSI-ja zgjodhi të besojë te ne, duke na integruar në jetën politike, sociale dhe kulturore. Është një realitet i hidhur, por absolutisht i vërtetë. Jam e bindur se shumë nga ju kanë pasur të njëjtën eksperiencë. LSI nuk do të votohet vetëm nga të rinjtë e vendit, por nga prindërit dhe gjyshërit që e duan të ardhmen e nipërve dhe mbesave të sigurtë.
LsSI-ja nuk është vetëm një grupim politik, por shumë më tepër. E vetmja forcë politike e cila ka ditur ti dëgjojë të rinjtë dhe ti mbështesë ata. LSI-ja duhet konsideruar një institucion vlerash. Ju e dini fare mirë se fëmijët tuaj, anëtarë të LRI-së kanë fituar eksperiencën e tyre më të vlefshme me programet verore të cilat janë krijuar për nevojat e tyre. Fëmijët, nipërit dhe mbesat tuaja, kanë gjetur mbështetjen e duhur dhe janë aftësuar për të qenë qytetar më të mirë.
Programet e LRI-së i kanë mësuar atyre sesi të dijnë të dëgjojnë të tjerët, të japin opionionin e tyre dhe të ndihen të dëgjuar. Të marrin pjesë në vendimmarrje në mënyrë të barabartë, të japin idetë e tyre dhe të punojnë në grup për të mirën e përbashkët. Më thoni ju, kush e ofroi këtë përveç atyre? Takoni një të ri të përfshirë në LSI dhe pyeteni se çfarë beson ai. Ju garantoj se ai do të dijë t’u argumentojë se Shqipëria është vendi i duhur për të jetuar nëse të gjithë ne do të jepnim kontributin tonë.
Të dashur miq, ne të gjithë e duam Shqipërinë dhe asnjë prind nuk do që fëmija i tij të jetojë larg tyre, prandaj ne duhet të dijmë të vlerësojmë nevojat tona, dhe të mos negocojmë me askënd në këmbim të votës. Ju duhet të votoni për të ardhmen e brezave, dhe kjo duhet të bazohet në interesin më të lartë të tyre.
Ju ftoj të njiheni me programin e LSI-së dhe të reflektoni para se të zgjidhni të votoni. LSI-ja ka dëshmuar se është mbështetëse e palëkundur e vlerave të individeve dhe ka ditur më së miri të rekrutojë njerëz të aftë dhe të kualifikuar. Ju duhet ti besoni dhe ta mbështesni përmes votës nëse dëshironi që Shqipëria të jetë si Europa. Ne duam një vend të drejtë dhe ligjor. Ne duam të dëgjohemi dhe respektohemi. Ne duam të jetojmë të sigurtë dhe kjo do të ndodh nëse ti i pari do ta duash këtë.