Një epokë e re po vjen për shqiptarët
“Kasta” e tranzicionit shqiptar ,tashmë mes dy zjarresh: protestës dhe drejtësisë së re
Nga Gjet Ndoj –
Këto ditë të fillim dhjetorit të vitit 2018, pas plot 28 vitesh studentët ngrenë krye për të rimarrë fatet e popullit dhe të vendit tonë në dorë. Njëllojë si në vitin 1990 ata e fillojnë me kërkesa që kanë të bëjnë me përmirësimin e gjendjes se tyre në universitetet dhe në konviktet e tyre. Në qoftë se në “Dhjetorin I-rë” në vitin 1990 Lëvizja Studentore nisi me kërkesa për përmirësimin e gjendjes në universitete dhe u transformua në një Lëvizje Politike që synonte përmbysjen e Diktaturës dhe nisjen e një Epoke të Re Demokratizuese të jetës ekonomike, shoqërore, politike e qeverisëse të vendit tonë, Lëvizja e re Studentore e këtij Dhjetori II-të (2018) pas 28 vitesh, ka nisur dhe po merr përmasat e një lëvizje po me kërkesa ekonomike të studentëve si e para, por nuk dihet akoma thellësia e transformimit të saj për ta përmbysur ose jo “Kastën e Re politike” që ka marrë pangfatet e të gjithë shoqërisë shqiptare. Përvec kësaj lëvizjeje studentore dhe e shtresave të tjera popullore, një “zjarr” tjetër përvëlues duket se po afrohet realisht, “Drejtësia e re Shqiptare” e themeluar dhe e inkurajuar fort për të bërë “Veting-un” dhe c/rrënjosjen e të gjithëSupersytukturës& Kastës antipopulloretë shoqërisë shqiptare, pjesë e të cilës janë: Kasta Politike; Sistemi i kalbur i Drejtësisë (gjyqtarët dhe prokurorët); Mediaautore e deformimit të së vërtetës (Pronarët dhe analistët); Klasa e korruptuar intelektuale shqiptare (Akademikët fallsifikatorë të Historisë dhe të kulturës, Petagogër e korruptuar dhe me tituj e grada të dyshimta në fushën e kërkimit shkencor); etj.
Protesta e studentëve një shpresë e re, për “ëndrrën e vjetër”
1- Dhjetori I i Studentëve dhe zhgënjimi i madh.
a-Një vëzhgim në retrospektivë.
Atëherë në dhjetor 1990 filluan me kërkesa për drita e ujë, duke hasur në rezistencën e Diktaturës Komuniste. Tubimet e studentëve në atë kohë ishin një risi dhe e paimagjinueshme për atë diktaturë e cila i kishte shtypur me gjakkryengritësitdhe kundërshtarët e saj që në vitet 1945- e deri në vitin 1990 dhe nuk i imagjinonte protestat masive pavarësisht nga natyra e kërkesave që mund të kishin njerëzit në grumbullime publike. Studentët ishin përzgjedhja më vitale dhe më e pakompleksuar për ta parë në sy padrejtësinë shoqërore dhe prapambetjen që kishte shkaktuar “Elita” & një grusht njerëzish që e ushtronin pushtetin dictatorial, për interest e ngushta të saj, në dëm të interest puplik dhe atij kombëtar të shqiptarëve. Natyrshëm lëvizja kurajoze- studentore e dhjetorit të vitit 1990 për liri e demokraci, shumë shpejt i përshkallzoi kërkesat e saj, nga kërkesa ekonomike në kërkesa politike, duke guxuar ti kundërvihej ballë- përballë Diktaturës Enveriste 45 vjecare. Jo vetëm kaq, por shumë shpejt kjo lëvizje fitoj simpatinë e një populli të tërë i cili e përjetonte shtypjen dhe së fundi dhe varfërinë ekstreme mu në mes të Europës që lulëzonte e zhvillohej në cdo kuptim e aspekt. Bashkë me simpatinë e shqiptarëve Lëvizja Studentore e nisur në “Qytetin Studenti” në Tiranë, u rrit duke shtrirë në tëgjithë universitetet e vendit nga Shkodra në Gjirokastër duke u mbështetur shume shpejt nga punëtorët dhe masat e mëdha të publikut shqiptar nga veriu në jug, kryesisht në qytetet e mëdha të vendit. Thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” u bënë lajtmotivi i lëvizjes Demokratike të dhjetorit 1990. Kjo kishte qenë dhe ëndrra e Rilindjes tonë Kombëtare e fundshekullit XIX, që presupozonte ndërtimin e një realiteti shqiptar bazuar në rrënjët tona, njëherësh pjesë e “Qytetërimit Perëndimorë”. Kur dëgjoje thirrjet e protesyave të vitit 1990, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” kuptohej se në shpirtin shqiptar ishte ende gjallë fryma idenditare – eurapianiste. Duhet shënuar se shërbimi i fshehtë sekret “Sigurimi i Shtetit” dhe vegla e instrumente të tjera të Partisë-Shtet deri dhe tek Presidenti asaj kohe Ramiz Alia u vunë në lëvizje duke bërë përpjekje për ta përqarë dhe për të futur njerëzit e e tyre në këtë lëvizje. Fakti që në krye të kësaj Lëvizje Demokratike u shfaq befas një njëi dërguar nga zyrat e Ramiz Alisë sikurse ishte Dr. Sali Berisha (ndonëse nuk isht pjesë e fillimit të kësa i lëvizje), apo dhe infiltrimi i shumë agjentë sekret dhe drejtues të tjerë të Partisë Komuniste, e vu në dyshim, duke e kompromentuar rëndë këtë Lëvizje idealistësh që mendonin e luftonin për një sistem demokratik europian dhe jo për transformimin e një diktature në një llojë tjetër.
Ngjarjet që pasuan më vonë, qenë zhgënjyese si për pritshmëritë e shqiptarëve ashtu dhe për demokracitë Perendimore të cilat investuan edhe ato për ta bërë Shqipërinë pjesë të bashkësisë Euro-Atlantike. Natyrisht këto ngjarje do të përcaktonin dhe karakterin e vështirë të këtij Tranzicioni në Shqipëri nga viti 1990 e deri në ditët tona.
b- Populli shqiptar në aleancë me “PERENDIMIN”, ndërsa “Elita” tradhëtarë si gjithmonë me “LINDJEN”.
Si ilustrim i fenomeneve negative që e shoqëruan të gjithë periudhën tranzitive në shumicën e rasteve të pashpresënga Diktatura në Demokraci, njëherësh nga “Lindja” në “Perendim” mund të përmendim:
Së pari: Që në krye të herës Kryetari i Shtetit Sali Berisha dhe Kabineti i tij Qeverisës, në vend qetë përpiqeshin duke u investuar në plotësimin e standardeve që e orientonin vendin drjt antarësimit në Bashkimin Europian dhe organizatave të tjera Euroatlantike, sikurse dhe shpirti dhe mendja e Lëvizjes Demokratike e vitit 1990 simbolizohej në thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, me nxitim të “pashpjegueshëm” e bënë Shqipërinë tonë “me pahir” Anëtare të Legës Islamike” në vitin 199????”
Së dyti: Rivendosja e influencës së vendeve të“Lindjes”, duke depërtuar nëpërmjet fesë islame dhe asaj ortodokse, për të vazhduar më tej me depërtimin e influencave të tyre në ekonomi, në politikë dhe në të gjithë jetën qeverisëse të vendit tonë. Kështu që në fillim (fillimisht nga arabët dhe më vonë edhe nga turqit), u ndërtuan xhami kudo, vecanërisht në vende të dukëshme gjatë rrugëve nacionale, në qytete. Ky process nisi vrullshëm nga qeverisja e parë e Sali Berishës dhe vazhdoj deri dhe aktualisht kur po ndërtohet mu në hyrje të Parlamentit në Tiranë xhamia më e madhe në Ballkan me një stil ndryshe nga arkitektura tradicionale e xhamive në shqipëri. , dëmtuar rëndë imazhin Europian të Shqipërisë. Po kështu në fillimin e viteve 1990, kur u rivendos me ligj liria e besimit fetar, në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u vendos kleriku me kombësi e nënshtetësi greke Anastas Jjanullatos, t duke u ndihmuar nga Presidenti I kohës Sali Berisha, por duke shkelur në mënyrë flagërante sistemin dhe parimet bazë të autoqefalisë së kësaj kishe (Kreu i Kishës Autoqefale Shqiptare duhet të jetë vetëm shqiptar). Përvec kësaj kjo lëvizje sikurse u pa në vazhdiësi do të ndihmonte më tepër ndikimin e gjithanshëm të shtetit dhe të kulturës greke, sesa interest e kishës Ortodokse dhe të Kombit shqiptar. Qudia më e madhe vjen kur në pranverën e vitit 2018, Anastas Jonullatos merr shtetësin shqiptare nga Presidenti Ilir Meta, si për të përjetësuar shkatërrimin e karakterit autoqefal të kësaj kishe.
Së treti: Lejimi dhe inkurajimi sistemi qeverisës i kohës i kompanive të mashtrimit financiar, gjatë vitev 1993-1997, proces ky që solli pasoja të rënda historike si: humbjen e parave nga qytetarët; futjen e vendit në krizën më të madhe financiare deri në atë kohë; revoltat e popullit kundër qeverisë dhe rëagimi i saj ndaj tij, solli për pasojë prishjen e rendit public dhe kushtetues dhe për këtë pasojë dhe mbi 3 mijë viktima; solli humbjen e besimit tek puna dhe se ky vend mund të bëhej etj. Rikthimin e rendit dhe të qetësisë por dhe sigurisë kombëtare e mbështetën SHBA, Itali dhe vendet e tjera europiane. Për të gjitha këto pasoja jo rrallë shqiptarët kanë protestuar sin ë vitin 1996, 1997, 2011, por ka hasur në ballafaqimin represiv të qeverive të këtyre viteve, cka e ka dekurajuar pafundësisht shpirtin e tij të protestës.
Së katërti:Lejimi i depërtimit dhe ikurajimi i kapitaleve të “Lindjes Turko- Aziatike” në disa fusha si: Në degët strategjike të ekonomisë (miniera, hidrocentrale,metalurgji, aeroporte, banka, tregti, turizëm etj). Në Sistemin e arsimit (hapja e universiteteve, shkollave të mesme e 9- vjeçare). Në kulturë (blerja e mendjave elektronike për të përciellë “shpirtit turko-Arab” nëpërmjet filmave e telonovelave, përdorimi ixhamive si mjedise ku realizohen aktivitete jo vetëm fetare, etj.
Së pesti: “Kasta” ka bllokuar demokracinë dhe qarkullimin e elitave. Për të faktuar këtë proces thelbësisht antidemokratik dhe antieuropianist mjafton të sjellim në kujtesë disa momente: Manipulimi i Zgjedhjeve të 26 Majit të vitit 1996 në favor të Qeverisë Partisë Demokratike të Liderit të asaj kohe Sali Berisha ishte vetëm fillimi. Ky puc zhjedhor i hoqi mundësinë shqiptarëve të zhedhin qeverisjen e tyre demokratike duke vulosi përjapërfundimisht rrokullisjen e vendit në anarki dhe depërtimin e krimit në politikë, proces i cili vazhdon ndonëse më i sofistikuar, duke e mbajtur peng popullin në mundësinë e tij për të bërë ndryshime paqësore deri në ditët tona.
Hartimi dhe miratimi një ligji Zgjedhor në pranverë të vitit 2008 nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste në kundërshtim flagrant me interest elektorale të vendit sofistikoj procesin e bllokimit të së drejtës së shqiptarëve për të zgjedhur qeverinë sipas vullnetit të tyre legjitim, ligj i cili vazhdon të jetë ende në fuqi. Pasoja më e rëndë e kësaj reforme ka të bëjë me marrjen peng të pushtetit nga krerët e këtyre dy partive dhe stafeve respektive për të ndarë pushtetin dhe pasurinë e Shqipërisë në kundërshti të hapur me interest e popullit shqiptar.
Blerja e votës është një mjet që e mban përsëri larg popullin për të patur mundësinë e zgjedhjes së qeverisjes që ai pëlqen e meriton, duke bllokuar njëherësh dhe qarkullimin e elitave. Varfëria gjithnjë e më e madhe duke e rrënuar këtë popull deri në nivele skllavërie, ka krijuar kushtet dhe lehtësirat e nevojshme që grabitësit- politikanë të pasurive të vendit, të korruptuarit e qeverisjve njëra pas tjetrës, madje dhe trafikantët e lidhur me politikanët e të gjithë“Kastës Politike” e krijuar gjatë këtyre 28 viteve tranzicion, të blejnë zgjedhjet e radhës. Kështu kjo dukuri e blerjes së votës u bë e dukëshme kryesisht në zgjedhjet e vitit 2009, 2011, 2015 dhe 2017. Në këtë mënyrë banditët “pa para”, që grabitën dhunshëm zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996, tashmë ishin bërë të pasur nga pushteti që u shërbeu atyre, duke i blerë tashmëpa patur nevojë të ekspozohen para shqiptarëve dhe vendeve perendimore, duke i blerë dhe duke arritur të njejtin rezultat.
Si konkluzion e të gjithë kësaj përmbledhje mund të themi me bindje se populli shqiptar eshtë marr peng bashkë me interest e tij, duke mos i lënë asgjë në dorë, për ti dalë zot fateve të tij. Shqipëria ka 28 vite që jo vetëm s’përmbush pritshmëritë për të qenë një vend me demokraci funksionale si gjetiu në vendet europiane, por po përdoret si një“plackë pa zot”, nga “Elita e Tij”, pjesë përbërëse e së cilës janë: Politikanët e lartë (të majtë e të djathtë), pronarët e medjave kryesore dhe analistë të blerëtë lidhur ngushtë me ta, një shtresë pronarësh që u pasuruan duke përfituar padrejtësisht nga privatizimet e pasurisë së shqiptarëve kontrabandistët dhe trafikantët që kanë arritur jo rrallë, të jenë pjesë e rëndësishme e klasës politike, gjyqtarë, prokurorë , akademikët fallsifikatorë të historisë, të artit dhe të kulturës shqiptare etj. Gjithë kjo “Elitë” me të gjithë pjesët e saj në unitet dhe në komunikim të ndërsjelltë, funksionon si një kastë e shkëputur tërësisht nga populli prej të cilit janë pasuruar, duke e varfëruar dhe ja humbur tërësisht shpresën se ky vend mund të bëhet.
Kjo “Kastë” ngjan me “Borgjezinë Kompradore” të fundshekullit të XIX dhe e fillimshekullit XX në vendet e Azisë Juglindore, e cila bashkë me monopolin e tregtinë që bënin me shtetet e fuqishme të Botës, realizonin dhe shitjen e interesave kombëtare të popujve të vendeve të tyre, duke robëruar e skllavëruar për një kohë të gjatë këta popuj.
“Borgjezia Kompradore Shqiptare” ja kalon asaj të vendeve të Azisë Juglindore sepse vendin tonë bashkë me intereast Nacionale të shqiptarëve po e “dorëzojnë” në Azi duke i zënë sistematikisht shtigjet për në Europë ku e dëshirojnë mbi 90% e shqiptarëve dhe ku e kemi vendin si popull i përkatësisë së “Qytetërimit Europian”. Ka vetëm një rrugë: kjo “Kastë” duhet përmbysur, që Shqipëria dhe populli i saj të zhvillohen e begatohen si të gjithë vendet e popujt e tyre Perëndimore.
(Vijon në numrin e ardhshëm)