Një lamtumirë që flet ende: Hafiz Ali Kraja për Gjergj Fishtën

Nga Basir Çollaku

Më 30 dhjetor 1940 ndërroi jetë Homeri shqiptar, At Gjergj Fishta. Në varrimin e tij morën pjesë personalitete nga Shkodra dhe mbarë Shqipëria. At Gjergj Fishta u varros me nderime të mëdha më 31 dhjetor 1940.

Hafiz Ali Kraja ishte një ndër personalitetet e shquara që mori pjesë në atë ceremoni dhe mbajti një fjalim brilant për mikun e tij të çmuar, At Gjergj Fishtën. Hafiz Ali Kraja ishte një ndër intelektualët më të njohur myslimanë të qytetit të Shkodrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjalimi i tij në ceremoninë mortore të klerikut të shquar At Gjergj Fishta konsiderohet si një ndër fjalimet më të bukura të mbajtura në raste të tilla. Ajo që e bën edhe më të veçantë është fakti se një hoxhë i kushtoi një tekst kaq të lartë dhe prekës një prifti. Ata ishin intelektualë të mëdhenj dhe mishëronin frymën e vërtetë të bashkëjetesës fetare shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ja edhe fjalimi i plotë i Hafiz Ali Krajës:

Poet kombëtar, Patër Gjergj!

Kur nji orator, tue dasht me folë mbi veprat tueja, rrin shtang, hutohet, pse janë shumë, janë të mëdhaja edhe të madhnueshme, aq sa asht e vështirë me caktue se për të cilën duhet të flitet…

Shkrimtarët e ardhshëm të historisë shqiptare jetën politike tanden do ta gjykojnë në bazë të ‘Lahutës së Malcisë’, kryevepra jote monumentale.

Të jesh i bindun, o Poet i Madh, se shqiptari me ‘Lahutën e Malcisë’ ka për të qenë gjithmonë kryenaltë, siç janë helenët me Iliadën e persianët me Shahnamen, mbasi Ti, me atë vepër të naltë, i ke njoftue botës së qytetnueme psikikën dhe karakteristikat ma të ndieshme të popullit shqiptar…

Me ty, Patër Gjergj, kombi shqiptar mburret, naltësohet edhe madhënohet para popujve të tjerë. Prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen tande dhe me lot ndër faqe të përcjell me mallëngjim e dhimbje në jetën e pasosme.”

Fotot nga ceremonia e varrimit të At Gjergj Fishtës, realizuar nga Gegë Marubi më 31 dhjetor 1940.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?