Një lëvizje e destinuar për të dështuar!

Nga Alban Daci

Lëvizja aktuale në pamje të parë nën logon e PD, por de jure e de facte tashmë jashtë PD është e destinuar për të qenë e dështuar! Përse do të jetë një lëvizje e dështuar?

1-Sepse kjo lëvizje nuk ka të projektuar një lider. Pra, parimisht bëhet për të rrëzuar kryetarin aktual legjitim të PD, por pa propozuar asnjë alternativë të tijën! Kjo e bën këtë lëvizje të duket si lëvizje për inate personale e për interesa të ngushta, sesa alternativë të re! Kjo e favorizon Bashën.

2-Parimisht duke qenë një lëvizje në mënyrë indirekte kundër SHBA, ajo nuk mbledh rreth saj figura me interes të lartë publik dhe intelektual. Pjesë e kësaj lëvizje janë kryesisht ish-deputët me nivel intelektual nën mesataren që pasi janë konsumuar politikisht, nuk kanë çfarë të humbin më. Ndërsa të rinj që kërkojnë e duan karrierë publike e politike nuk mund të identifikohen me një lëvizje që në mënyrë indirekte është anti-amerikane. Asnjë i ri nuk do të dëshironte të bëhej listë e zezë e SHBA-ve.

3-Certifikimin e zgjedhjeve dhe po ashtu edhe standardin e zgjedhjeve i kemi matur me publikimet e raportet e DASH, apo agjencise të tjera amerikane. Kjo lëvizje politike si lëvizje anti-amerikane nuk premton asnjë të ardhme as politike e as kulturore. Pra, kjo lëvizje është e destinuar të jetë një hiç.

4-Disa hamendësojnë se kjo lëvizje e dëmton PD, e disa të tjerë hamendësojnë po ashtu se e forcon! Në fakt, sipas analizës time kjo lëvizje nuk i bën asnjë efekt PD, sepse është jashtë saj dhe ata që kanë vendosur të bashkohen me të nuk janë më projeksione të PD e kjo duket me faktin se shumë prej tyre nuk janë më pjesë e rëndësishme e forumeve.

Karriera e tyre lidhej ngushtë me ish-liderin dhe po ashtu edhe fundi i tyre lidhet me fundin politik të liderit që i kanë shërbyer me devotshmëri maksimale dhe pa rezerva duke marrë si shpërblim karrierë e sukses të pa justifikuar me aftësi profesionale dhe intelektuale.

Me përjashtimin e ndonjë deputeti të kësaj lëvizje, të tjerët tashmë i përkasin të kaluarës në PD, për pasojë kjo lëvizje përveçse do të nxisë debatin publik duke e pasuruar me ushqim shtypin e median, nuk do të ketë asnjë efekt konkret në PD as për ta dobësuar e as për ta forcuar. Një gjë është e sigurt se kjo lëvizje do të ndihmojë për të bërë njëherë e mirë një ndarje të qartë mes të kaluarës dhe te ardhmes!

5-Forca e kesaj lëvizje bie në progres me kohën. Sa më shumë ditë kalojnë aq më shumë bie pjesëmarrja dhe forca e kauzave. Prandaj, kjo jo vetëm që nuk do të jetë masive, por do të jetë e destinuar të zvogëlohet deri ne zbehje.

6-Disa nga protagonistët mendojnë e propagandojnë se kjo lëvizje do të rrëzojë Bashën! Kjo ka zero mundësi të ndodh, sepse Basha është kryetar legjitim i konfirmuar tani duke u legjitimuar që të ndjekë edhe një linjë politike të palëkundur që është ajo pro SHBA-së. Përderisa kjo lëvizje është de jure e de facto jashtë PD-së, nuk ka as legjitimitetin e as forcën që të rrëzoj Bashën.

SHKARKO APP